Udhëheqja e ekipeve virtuale dhe puna në distancë

Udhëheqja e ekipeve virtuale dhe puna në distancë

Qëllimi i trajnimit:

Në ambientin aktual ku puna dhe mësimi organizohet online, ju ballafaqoheni me probleme dhe sfida që janë të veqanta kur ju punoni në distancë dhe me ekipe virtuale. Për të menaxhuar punën virtuale në mënyrë profesionale ne në UBT e organizojmë trajnimin Udhëheqja e ekipeve virtuale dhe në distancë.

Trajnimi ka kohëzgjatje prej 6 orëve, në trajnim e keni të përfshier librin, materialin e trajnimit dhe certifikimin. Pagesa për këtë trajnim është 60 €.

 

Ju do të mësoni:

  • Ndërtimin e modelit efektiv për menaxhimin e punës virtuale dhe në largësi
  • Dallimin ndërmjet punës së koalokuar, virtuale apo në largësi
  • Vlerësimin virtual të teknologjive komunikuese, dhe zgjedhjen më të përshtatshme për aplikimin e tyre
  • Definimin specifik të shkathtësive të nevojshme për menaxhimin e punës virtuale dhe në largësi
  • Të bëni sesione efektive gjatë fillimit të punës me ekipe virtuale
  • Identifikimin potencial të ndikimit të kulturave të ndryshme në performancën e ekipit virtual apo në largësi
  • Vendosjen e metodave efektive të punës për juve dhe për ekipin tuaj

Kohëzgjatja 6 orë

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/