BETA

Hulumtime dhe inovacione

UBT po zbaton një strategji të integruar për të vendosur veten si një institucion konkurrues në lëmin e hulumtimit shkencor, i angazhuar për transferimin e njohurive dhe sigurimin e një arsimimi të nivelit botëror për studentët më të talentuar (“Top University for Top Students”).

 

Kjo strategji e kërkimit synon të krijojë mjedisin fizik dhe kulturor që do t’i mundësojë UBT-së të ndërtojë mbi pikat e forta të saj dhe të krijojë një profil ndërkombëtar bazuar në hulumtimet e klasit botëror.

 

Për të realizuar në mënyrë efektive Strategjinë e Kërkimit, UBT do të vazhdojë të punojë me partnerët e saj dhe do të zhvillojë partneritete të tjera strategjike me universitetet e tjera në Kosovë dhe jashtë saj për të ndihmuar në arritjen e kësaj ambicie.

 

Veprimtaria me karakter hulumtues e UBT-së gjatë periudhës kësaj periudhe ka pësuar një rritje të vazhdueshme

 

Hulumtimi do të përqëndrohet kryesisht në këto aspekte:

 

  • Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
  • Zhvillimi i Menaxhimit të Sistemit
  • Zhvillimi strategjik i sektorëve të ndryshëm ekonomikë
  • Mjedisi i Mundshëm i Biznesit
  • Kompetenca Ndërkulturore dhe Biznesi Ndërkombëtar
  • Zhvillimi i Sistemit të Administratës Publike
  • Sistemi i Kujdesit Shëndetësor
  • Planifikimi Hapësinor dhe Dizajnimi i Qëndrueshëm
  • Mirë Qeverisje
  • Zhvillimi ekonomik
  • Integrimi i BE / Rajonal / Ndërkombëtar
  • Shkenca Ushqimi
  • Dizajn i Integruar