Për UBT

Rreth UBT

 

UBT aspiron te jete oferta më e mirë për arsim të lartë, arsim professional, kërkim shkencor dhe mësim gjatë gjithë jetës në Evropën Jug-Lindore. Aktualisht është lider në Kosovë në ofertën arsimore, cilësisë, inovacion dhe teknologji dhe mbetet destinacioni primar në biznes, teknologji dhe inxhinieri.

UBT  ofron 29 programe studimi të nivelit bachelor dhe master të ofruara nga një kuadër prej 500 profesorë të edukuar jashtë vendit dhe kuadër ndërkombëtar. Programet e UBT zbatohen në mjediset më të avancuara për mësimdhënie dhe mësimnxënie në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj dhe Prizren. Kampusi i Inovacionit është më i madhi i këtij lloji në Kosovoë me rreth 40 laboratore, biblotekën më të madhe në Kosovë dhe është anëtari i vetëm Kosovar në Asociacionit e Parqeve Botërore të inovacionit. Oferta arsimore dhe infrastrukturore e UBT është e vetmja e akredituar ne nivel kombetar dhe nderkombetar dhe e certifikuar për ekselence (EFQM) dhe ISO standarde.

Rreth 17,000 studentë të UBT përfitojnë nga mundësi shkollimi të avancuar, njohje ndërkombëtare të diplomave dhe mundësi transferi në rreth 250 universitete partnere në Bashkimin Evropian dhe SHBA. Rreth 100 studentë tanë janë transferuar në universitetet më prestigjoze ndërkombtare. UBT është përfituesi më i madh i projekteve ndërkombëtare të shkëmbimit të studenteve nga Komisioni Evropian.

Rreth 98% e studenteve të diplomuar inkuadrohen në tregun e punës. Të diplomuarit e UBT janë lider në ndërrmarrësi dhe biznese të reja, menaxherë në sektorin bankar, sektorin publik, teknologji informative, inxhinieri, arkitekture dhe ndërtimtari. Studentet tanë kanë qenë fitues të cmimeve më prestigjoze vendore dhe ndërkombëtare: fitues garën kombëtare për ndërrmarrësi, fitues në Albanian ACT Aëards, fitues të NASA Space Challenge, fitues të cmimit ndërkombëtar në Arkitekturë dhe Projektim, fitues të cmimit ndërkombëtar për programim të aplikacioneve kompjuterike (SHBA) dhe të mirënjohur për kontributin e tyre në kompanitë ndërkombëtare

 

Misioni dhe Visioni

 

UBT ofron një qasje akademike e cila është dinamika dhe prirjet e saj inovative janë në përputhje me hapin e kohës së shekullit të 21. UBT krijon terren të përshtatshëm dhe i jep mundësinë studentëve, fakulteve dhe stafit të kenë një mjedis vetëqeverisës.

 

UBT ka krijuar një mjedis të përshtatshëm për bashkëpunim dhe ndërveprim të ngushtë mes studentëve, stafit të fakultetit dhe administratorëve. UBT është zotuar të zhvillojë veprimtarinë e saj si një anëtar aktiv i komunitetit, duke krijuar mundësi për mësimdhënie, hulumtim, ndërveprim midis intelektualëve dhe kreativitet.

 

UBT është institucion i njohur dhe i shquar përsa i përket veprimtarisë intelektuale dhe kulturore në Kosovë, duke përmirësuar cilesinë e jetës në shkallë rajonale përmes aftësive, njohurisë, përvojës, dhe angazhimit të fakulteteve, stafit, studentëve dhe alumni.

 

UBT është një ndër institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë, i zotuar për të vënë në zbatim metodat më të përparuara të mësimdhënies, nxënies dhe hulumtimit brënda në një mjedis ku i jepet një rëndësi e vecantë studentit përmes zbatimit të një qasje multidisiplindore, e cila do të kontribuojë në ekonomi në zhvillimin shoqëror dhe kulturor të Kosovës dhe më gjerë.

 

UBT është themeluar mbi disa vlera thelbësore ;

  • Krijimi i mjedisit të përshtatshëm për punë dhe studim
  • Mjedis dinamik i cili nxit zhvillimin në nivel individual dhe atë profesional
  • Institucioni merret si pikë referimi për arsye se mbart në vetvete praktikat mëm të mira ndërkombëtare dhe standartet të cilësisë më të lartë
  • Qëndër e cila është etalon i përsosmërisë për sa i përket nxënies, mësimdhënies, hulumtimit dhe inovacionit
  • Veprimtaria e saj zhvillohet përputhje më kërkesat e palëve të interesuara dhe komunitetit