BETA

Fjalimi i Rektorit

Të nderuar studentë, profesorë, kolegë, prindër, partnerë akademikë dhe institucionalë të UBT-së.

Më lejoni t’ju uroj përvjetorin e pesëmbëdhjetë të punës së IEME-s dhe UBT-së.

Më 2001 kemi filluar punën me qëllim të zhvillimit të kompetencës profesionale dhe akademike, konform standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, me qëllim të ngritjes së aftësisë konkurruese, zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe integrimeve ndërkombëtare.

Nevoja për një lider profesional është kërkesë e përditshme.

Kjo nënkupton se për ata që e njohin mirë profesionin, perspektiva e tyre është e hapur në tërë botën. Ne po punojmë çdo ditë që të zhvillojmë një personalitet, i cili është shumë i përgatitur profesionalisht, është i përkushtuar në punë, ka shkallë të lartë kreativiteti dhe inovacioni, ndërton partneritet me të tjerët, ndihmon veten dhe shoqërinë, puna e tij bazohet në fakte dhe në rezultate, ka një aftësi të lartë ndërkulturore dhe interdisiplinare, por ka edhe një komunikim modern të bazuar në vlerat më të larta.

Pra, puna në UBT ka pasur dhe ka pikërisht qëllim: ofrimin e veglave dhe aftësive të nevojshme, për të marrë vendime racionale që garantojnë suksese dhe rezultate që bazohen në vlerat më të larta akademike, profesionale dhe njerëzore.

UBT është në shërbim të atyre që duan që përmes studimeve, hulumtimeve, trajnimeve dhe konsultimeve të përfitojnë dhe të rrisin prestigjin e tyre në shoqëri, të jenë të suksesshëm në profesionin e tyre, si dhe të krijojnë dhe të përjetojnë një jetë me cilësi dhe vlera.

Detyra kryesore e jona është që t’i ofrojmë arritjet e fundit në shkencën e menaxhimit, në ekselencën biznesore, në teknologjinë më moderne, në robotikë, në arkitekturë, në dizajn, planifikim hapësinor, marrëdhënie ndërkombëtare, diplomaci, në drejtësi, në integrimet evropiane, në media dhe komunikim, në shkencat e shëndetësisë, në shkencat e ushqimit dhe teknologjisë, por edhe në kompetencën sociale.

UBT është themeluar me qëllim që të jetë një institucion lider dhe inovativ në vend.

Studimet e reja, interdisiplinare dhe inovative, një staf akademik i përzgjedhur me shumë kujdes nga e tërë bota, laboratorët dhe infrastruktura moderne, partneriteti me sitete dhe institucione akademike, ndërlidhja e fortë me ekonominë, institutet shkencore dhe hulumtuese, qendrat e ekselencës, suksesi i arritur i studentëve tanë në punësim, në përfaqësimin e Kosovës në kampionate evropiane, në konkurrim me planet dhe idetë e tyre inovative në biznes dhe teknologji, pjesëmarrja aktive në forume dhe konferenca ndërkombëtare, janë shembujt dhe dëshmitë më të mira për këtë.

Ky pozicion i UBT-së vjen si rezultat:

… i një përkushtimi disavjeçar të studentëve, për të studiuar dhe për të ndërtuar një dije dhe një personalitet lideri në njërin prej profesioneve të zgjedhura, me qëllim të arritjes së një cilësie më të lartë jetësore për vete dhe për shoqërinë.

Nuk është i rastësishëm edhe slogani ynë tanimë i njohur “Top sity for Top Students”.

Pjesa e parë e sloganit nuk ka kuptim pa pjesën e dytë….

… i një planprogrami modern që e kemi disenjuar dhe zhvilluar me vite, duke u bazuar në standardet evropiane dhe amerikane të studimeve, por edhe në bazë të nevojave dhe kërkesave që dalin nga tregu i punës në vend.

Planprogramet e studimeve janë të disenjuara në atë mënyrë që t’i ndërlidhin dy shkollat më të njohura për nga cilësia në botë: shkollën evropiane dhe atë amerikane.

Studentët tanë studiojnë me planprograme që janë të njëjta me të atyre që studiojnë në Detroid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ata të Vjenës në Austri, apo me atë të Waterfordit në Irlandë, sepse së bashku me këto sitete partnere dhe të tjera ne kemi krijuar kurikulën tonë të re dhe moderne.

Janë krijuar dhe ofruar programe të reja studimesh me karakter interdisiplinar për nevojat e shoqërisë:

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Menaxhment i Mekatronikës

Shkenca Politike

Sistemet e Informacionit

Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë

Juridik

E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane

Media dhe Komunikim

Politika Publike dhe Menaxhim

Inxhinieri e Energjisë

Inxhinieri e Energjisë Efiçiente

Shkencat e Shëndetësisë dhe Teknologjia (Infermieria)

Dizajn i Integruar

Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjia

 

… i një angazhimi të një stafi akademik të përzgjedhur mirë e mirë dhe me shumë kujdes, me një eksperiencë të lartë ndërkombëtare, si në shkencë ashtu edhe në aspektin profesional.

Më shumë se 1000 profesorë dhe ekspertë, nga vendi dhe bota (katër kontinente, nga rreth 250 sitete dhe institucione partnere me renome botërore), kanë sjellë dhe po vazhdojnë të sjellin në UBT përvojën dhe dijen e tyre në programet dhe projektet tona.

Në UBT mund të keni rast të takoni studentë, profesorë, ekspertë, diplomatë… nga e gjithë bota.

Kjo ka krijuar një ambient unik ndërkombëtar, ndërkulturor dhe interdisiplinar jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Gjate këtyre 15 viteve, puna dhe studimet janë organizuar në gjuhën shqipe, gjuhën angleze, në gjuhën gjermane dhe atë frënge.

… i një sistemi modern të menaxhimit. Ne në UBT kemi disenjuar një sistem menaxhimi, i cili në vete ngërthen praktikat më të mira të siteteve prestigjioze në botë, të standardeve ndërkombëtare, të koncepteve moderne, duke mos harruar edhe faktorët realë të ambientit ku vepron, ashtu që ky sitet (sistem) i ri të jetë sa më cilësor, sa më fleksibil, sa më kreativ dhe inovativ.

Gjatë ndërtimit të këtij sistemi është dashur patjetër të merren parasysh risitë që sjell ky sistem në vend dhe jashtë  vendit, si në aspektin profesional, funksional, por dhe atë ekonomik.

… po ashtu edhe për arsye se UBT, përveç të tjerash:

– Prej fillimit të punës ka aplikuar dhe ka fituar projekte të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkimit Evropian,

– Përfaqëson Kosovën në Projektin Evropian “Erasmus Mundus’;

– Është institucioni i parë dhe i vetmi deri tash që është certifikuar ndërkombëtarisht me standardin ndërkombëtar për cilësi ISO 9001 prej 2007;

– Është institucioni i parë dhe i vetmi në Republikën e Kosovës i nderuar me Çmimin e Ekselencës, që nga viti 2014;

– Ka përfaqësuar Kosovën dhe ka zënë vendin e parë në garat e robotikës në Evropë;

– E ka anëtarësuar dhe përfaqëson Kosovën në Organizatën Botërore për Menaxhimin e Projekteve;

– E ka anëtarësuar dhe e përfaqëson Kosovën në Organizatën Evropiane për Cilësi;

– E ka anëtarësuar Kosovën dhe e përfaqëson atë në Organizatën Botërore për Inxhinieri;

– E përfaqëson Kosovën në Programin Evropian për Ndërmarrësi;

– Organizon vazhdimisht konferenca të nivelit shkencor dhe ndërkombëtar;

– Ka zhvilluar laboratorë,, qendra të ekselencës, inftrastrukturë mioderne të teknologjisë dhe të shkencës;

– Ka zhvilluar institutin e hulumtimeve dhe zhvillimeve zhvillim ekonomik, për ndërmarrësi, teknologji dhe inovacione dhe institute të tjera për hulumtim dhe zhvillim;

– Ka marrëveshje bashkëpunimi me mbi 240 institucione në botë dhe një lidhje direkte me ekonominë;

– Aftëson dhe certifikon personat sipas standardeve ndërkombëtare;

– Organizon vizita studimore për studentë, institucione dhe biznese;

– Ka zhvilluar strategji, projekte dhe hulumtime për institucione dhe sektorë të ndryshëm të shoqërisë;

 

… se UBT vazhdimisht është:

 

  • duke investuar në infrastrukturë dhe teknologji;
  • duke rritur dhe profesionalizuar personelin akademik dhe administrativ;
  • duke rritur numrin e projekteve, hulumtimeve, publikime dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare;
  • duke rritur partneritetin me ekonominë për të mundësuar realizimin e praktikave gjatë studimit dhe punësimit;
  • duke përmirësuar proceset tona në aspektin akademik dhe organizativ duke përdorur metodat dhe teknologjitë më të reja;
  • kemi bërë dhe bëjmë edhe shumë punë të tjera për çdo ditë në mënyrë që suksesi të jetë i garantuar.

Përpos rezultateve dhe sukseseve gjatë këtyre 15 viteve, IEME – UBT ka kaluar edhe nëpër shumë sfida.

Shpeshherë kemi përshtypjen se ne kemi bërë një punë pioniere, e cila i ka dhënë rezultatet e veta.

Pra, ehe ky sukses vjen si rezultat i punës së madhe dhe të palodhshme të të gjithëve neve.

Me këtë rast, dua të falënderoj udhëheqjen e UBT-së, fakultetet, departamentet, personelin, studentët, ambasadorët e UBT-së, partnerët, institucionet dhe individët e tjerë të involvuar me orë, muaj dhe vite të tëra për të bërë këtë dekade pune të suksesshme.

Personalisht më duhet të falënderoj shumë edhe familjen time, pa përkrahjen e së cilës nuk kisha pasur mundësi të angazhohem në një projekt shumë kompleks dhe me përgjegjësi të lartë profesionale, juridike dhe financiare. siteti është një sistem multidisiplinar dhe shumë kompleks.

Të dizajnosh dhe të menaxhosh një sistem të tillë prej fillimit ishte vërtet një sfidë e madhe. Megjithatë, ishte dhe mbetet motivi ynë për të kaluar/shtyrë kufi rin e vlerave akademike, shkencore dhe profesionale.

Në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë të punojmë dhe bashkëpunojmë ngushtë për të mbështetur një zhvillim dhe një rritje të qëndrueshme profesionale, duke e përkrahur ekselencën, inovacionin, teknologjitë moderne, interkulturalitetin, zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe duke kultivuar kulturën dhe vlerat më të larta kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare.

Prof. Dr. Edmond Hajrizi,

Themelues dhe President