UBT ju uron suksese maturantëve në testin shtetëror të maturës

23/06/2023

Të dashur maturantë,

Ju po përmbyllni një cikël tejet të rëndësishëm, të suksesshëm dhe të paharruar të jetës suaj. Por me përmbylljen e këtij cikli, një sfidë e re dhe një rrugëtim tjetër nis në jetën tuaj.

Ky është një moment i rëndësishëm në jetën tuaj, në të cilin do të testoni njohuritë tuaja dhe aftësitë e fituara përgjatë gjithë këtyre viteve. Ne jemi të bindur se jeni gati për të sfiduar veten dhe të tregoni se mund të arrini sukses.

Sfide tjetër do të jetë poashtu e një rëndësie të veçantë, një zgjedhje e cila do të vendosë të ardhmen e karrierës suaj, ndaj këshilla jonë për ju është që të informoheni sa më shumë mbi programet, profesionistët dhe ekspertët, nga të cilët nesër, do të merrni njohuri dhe praktika që do t’iu duhen në rrugëtimin tuaj në karrierë.

Si UBT, studentëve ju kemi ofruar mundësi të shumta, ju kemi siguruar kushte të mira, programe unike studimi, si dhe jemi përkujdesur që t’i sjellim në Kosovë ekspertët më të mirë që ka vendi dhe bota.

Për studentët tanë, ne ofrojmë programe të shumta studimi, rreth 200 specializime, qindra bursa studimi në UBT dhe për studime në rreth 500 universitetet tona partnere, më shumë se 100 laboratorë të sofistikuar dhe të pajisur me mjetet më bashkëkohore në nivel botëror, mundësi për pjesëmarrje nëpër gara e vizita studimore brenda dhe jashtë̈ vendit, mundësi të shumta për punë praktike e punësim ende pa i përfunduar studimet, e shumë mundësi të tjera, të cilat do t’i fitoni vetëm pasi të filloni rrugëtimin tuaj profesional në UBT.

Në UBT ju do të gjeni teknologjitë më të fundit të botës, të cilat janë në dispozicionin tuaj, me qëllim lehtësimin e punës në ngritjen tuaj akademike, duke filluar nga teknologjia më e fundit, Inteligjenca Artificiale, gjenerata e pestë e teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela 5G, e deri te Realiteti Virtual.

Ne në vazhdimësi kemi punuar që studentëve t’u lehtësojmë studimet akademike, dhe kësisoj edhe kemi zgjeruar shtrirjen tonë duke mbuluar tërë territorin e Kosovës, me kampuset tona inovative në: Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Pejë, Gjilan dhe Prizren, si dhe qendrat tona në botë: Korçë, Budapest, Vjenë dhe Londër.

 

Suksese maturantë!

Ne jemi pranë jush edhe në këtë rrugëtim tuajin!

 

Prof. Dr. Edmond Hajrizi

President dhe themelues i UBT-së