Vizita në Washington DC: Rektori Hajrizi takon Tony Rodriguez, flasin për thellimin e bashkëpunimit në mes UBT-së dhe Open Gov Hub (Foto)

29/03/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka vazhduar serinë e takimeve të rëndësishme në Washington DC, duke përfshirë një takim të suksesshëm me Tony Rodriguez, Drejtorin e Open Gov Hub.

Gjatë kësaj bisede konstruktive, u diskutua modeli i promovuar nga organizata në rrjetet e saj, duke përfshirë më shumë se 100 organizata të njohura në fushën e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies.

Rektori Hajrizi dhe Drejtori Rodriguez shprehën dëshirën për të thelluar bashkëpunimin mes UBT-së dhe Open Gov Hub, duke përfshirë mundësinë e hapjes së një degë në Kosovë.

Përveç kësaj, gjatë vizitës, u zhvilluan takime me anëtarë të kësaj organizate, duke përfshirë edhe Open Government Partnership, e cila ka një rol të rëndësishëm në monitorimin e raporteve të Republikës së Kosovës në fushën e transparencës dhe llogaridhënies.

Rektori shfaqi interes për të përfshirë UBT-në në projekte dhe iniciativa të kësaj natyre, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për avancimin e arsimit dhe qeverisjes së mirë.