Konferenca Ndërkombëtare

Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion e UBT-së çdo vit mbledh në Kosovë qindra akademikë dhe studentë nga dhjetëra shtete të ndryshme të botës.

 

Qëllimi kryesor i kësaj konference është që të bëjë të mundur shkëmbimin e njohurive dhe shkathtësive në mes hulumtuesve, profesorëve, studentëve të doktoraturës dhe ekspertëve të ndryshëm nga industria. Andaj, për këtë qëllim, konferenca shtrin aktivitetin e vet në 15 fusha të ndryshme, që u mbajtën njëkohësisht, përfshirë fushat: Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Sistemet e Informacionit dhe Siguri, Menaxhim i Mekatronikës dhe Robotikës, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieria Ndërtimit dhe Mjedisit me Infrastrukturë, Energji Efiçiente, Juridik, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Gazetari, Media dhe Komunikim, Shkenca të Ushqimit, Shkenca Mjekësore, Kimi dhe Farmaci, Dizajn i Integruar, si dhe Shkenca e Psikologjisë; Edukim dhe Zhvillim.

 

UBT, përmes organizimit të konferencave shkencore, po jep kontribut të vazhdueshëm për zhvillimin e shkencës dhe të hulumtimit, duke u mundësuar profesorëve dhe profesionistëve të fushave të ndryshme të prezantojnë rezultatet e punës së tyre shkencore, me ndikim në proceset akademike, por edhe me interes për publikun, në aspektin e ndjekës së trendëve të fundit të zhvillimit në të gjitha fushat.