UBT është në përgatitje për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare 2019

bool(false) 13/09/2019

UBT është duke u bërë gati për organizimin e edicionit të tetë të Konferencës Ndërkombëtare më të madhe në Kosovë e rajon për shkencë, teknologji dhe inovacion, e cila në edicionet e mëparshme ka mbledhur qindra shkencëtarë dhe studiues nga e mbarë bota.

 

Konferenca do të zhvillojë punimet më 26-28 tetor 2019, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

Sikurse në secilin edicion, qëllimi kryesor i kësaj ngjarje është që të bëjë të mundur shkëmbimin e njohurive dhe shkathtësive në mes hulumtuesve, profesorëve, studentëve të doktoraturës dhe ekspertëve të ndryshëm nga industria.

 

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 21 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:

 

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit;

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;

Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë;

Inxhinieri e Energjisë Efiçiente;

Sisteme të Informacionit dhe Siguri;

Arkitekturë – Planifikim Hapësinor;

Inxhinieri Ndërtimore, Infrastrukturë dhe Ambient;

Juridik;

Shkenca Politike;

Gazetari, Media dhe Komunikim;

Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji;

Shkenca farmaceutike dhe Natyrore;

Dizajn;

Psikologji;

Edukim dhe Zhvillim;

Modë;

Muzikë;

Art dhe Media Digjitale;

Stomatologji;

Mjekësi e Aplikuar.

 

 

Për më shumë detaje, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net, teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: info@ubt-uni.net.