Rektori Hajrizi realizon vizitë pune në Universitetin e Kembrixhit    

31/07/2018

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka realizuar vizitë punë në Universitetin e Kembrixhit, me ç’rast u takua me udhëheqësit e këtij institucioni.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për hartimin e projekteve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe në zhvillim të qëndrueshëm në politika publike dhe inovacion.

Në kuadër të agjendës për vendosjes e partneritetit ndërkombëtar akademik, rektori Hajrizi po takohet me përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve evropiane, me të cilët po zhvillon takime të shumta me qëllim të konsolidimit të bisedimeve në fushat e përbashkëta prioritare.