Rektori Hajrizi vizitë zyrtare në Shqipëri, takohet me rektorin e universitetit të Korçës

29/09/2020

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi është duke qëndruar në qytetin e Korçës, në Shqipëri, me ç’rast po zhvillon takime me zyrtarë të institucioneve shtetërore dhe universitare dhe institucioneve tjera.

 

Rektori Hajrizi u takua me rektorin e Universitetit të Korçës “Fan Noli”, prof. dr Dhimitri Bello, me të cilin kanë folur për vazhdimin e projekteve të përbashkëta në fushën e edukimit, studime te përbashkëta, si dhe për projekte të përbashkëta inovative për qytetin e Korçës dhe për iniciativa të bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

 

UBT dhe Universiteti i Korçës “Fan Noli” ka disa vite që kanë filluar bashkëpunimin, si dhe kanë të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës bëhet shkëmbimi i profesorëve, studentëve, si dhe organizohen edhe vizita studimore për studentët e dy institucioneve, njëherësh kanë fituar projekte të përbashkëta nga Bashkimi Evropian.