Shkathtësitë e negocimit

Shkathtësitë e negocimit

Qëllimi i trajnimit:

Ky trajnim ju ndihmon të kuptoni në mënyrë thelbësore procesin e Negocimit, peripecitë, përparësitë dhe ndikimin që kanë shkathtësitë negociuese në arritjen e qëllimeve individuale dhe të organizatës. Me anë të këtij trajnimi ju do të jeni në gjendje të kuptoni se kur situatat e ndryshme janë të negociueshme (në çfarë raste duhet të negociohet). Çfarë taktikash duhet të përdoren dhe si të influencohen të tjerët.

Përmbajtja e trajnimit:

  • Përkufizimi dhe shpjegimi i termit “Negocimi si tërësi”
  • Numërimi i pesë qasjeve negociuse
  • Kuptimi i AMNM – Alternativa më e Mirë për Negocimin e një Marrëveshje (ang. BATNA- Best Alternative to Negotiating an Agreement)
  • Kuptimi i procesit negociues, tri fazat e procesit
  • Procesi i influencimit të të tjerëve
  • Taktikat negociuese
  • Roli dhe veçoritë e etikës në negociata

Në fund të trajnimit do të jeni në gjendje të:

  • Shpjegoni dhe përkufizoni termin “Negocim si tërësi”, si dhe katër llojet bazike të negocimit.
  • Numëroni dhe shpjegoni së paku katër nga pesë qasjet në negocim, si dhe të bëni krahasimin në mes tyre.
  • Kuptoni se çfarë është AMNM – Alternativa më e Mirë për Negocimin e një Marrëveshjeje (ang. BATNA Best Alternative to Negotiating an Agreement), si dhe të përcaktoni dhe vlerësoni AMNM-në.
  • Kuptoni procesin negociues dhe shpjegoni tri fazat me gjashtë hapat e procesit negociues.
  • Kuptoni procesin e influencimit të tjerëve dhe shpjegoni mënyrat kryesore të influencimit të tjerëve.
  • Njihni taktikat kryesore në negociata si dhe shpjegoni rolin dhe veçorit e Etikës në Negociata.

Kohëzgjatja: 6 orë

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/