Bazat e programimit në C#

Bazat e programimit në C#

Qëllimi i trajnimit:

Në këtë kurs praktik të trajnimit C#, ju do të fitoni njohuri gjithëpërfshirëse të bazave fillestare të C# si një gjuhë e orientuar në objekte për zhvillimin e aplikacioneve softuerike. Ju do të fitoni përvojë praktike duke përdorur C# dhe të mësoni se si të shfrytëzoni .NET Framework Library për të prodhuar programe sa më të shpejta të nivelit të prodhimit.

Prandaj, Programimi mund të jetë argëtues dhe sfidues në të njëjtën kohë.

Ky kurs nuk supozon që ju të keni ndonjë përvojë të mirë paraprake të programimit. Andaj, nëse nuk keni shkruar anjëherë kod më parë ne do të fillojmë dhe do të punojmë prej ndërtimit të një aplikimi të thjeshtë kompjuterik I cili  është mjaft bazik dhe të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për tu zgjeruar edhe më tej në botën e programimit të avancuar. Përmbushja e sfidave të kursit gjatë kohës që zotëroni materialin do të jetë e dobishme për ju dhe duke e bërë është e pritshme që ju do ta krijoni një logjikë se si të kodojmë në gjuhën programuese siç është C#.

Përfitimet tuaja nga ky trajnim:

  • Krijoni, përpiloni dhe programoni një aplikim të thjeshtë kompjuterik në gjuhën C# të orientuara në objekte
  • Përdorni softuerin e integruar për zhvillim programeve: Microsoft Visual Studio
  • Shkruani dhe kuptoni ndërtimin e gjuhës C #, sintaksën dhe semantikën
  • Zhvilloni komponente të .NET përmes realizimit të ndërfaqes dhe modeleve standarde të dizajnit
  • Shkruani variabla, konstante, if statements dhe loops (llupat)
  • Krijoni klasa me veti dhe metoda
  • Menaxhoni objekte të shumta në koleksione
  • Ruani të dhënat e aplikacionit në hard drive.

Kohëzgjatja:

Trajnimi në total zgjatë 24 orë – i shpërndarë në 3 ditë pune

(9:00 – 12:00 & 13:00 – 16:00) për 3 ditë

Çmimi:

Çmimi për një pjesëmarrës në këtë trajnim është  140 €

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/