Shkathtësitë e delegimit

Shkathtësitë e delegimit

Qëllimi i trajnimit

Sot është me rëndësi që të zhvillohen shkathtësitë e delegimit si një prej veglave kryesore me të cilën mbikëqyrësi kryen punën e tij. Delegimi nuk është thjesht caktim i detyrave nga ana e menaxherit. Për të deleguar, duhet bartur detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat tek një person i besuar i cili/e cila ka njohuri për detyrën e dhënë që është pjesë e punës suaj të përditshme. Ky trajnim ju ndihmon që në të ardhmen të zhvilloni shkathtësitë tuaja deleguese ashtu që të informoheni se kujt dhe çka duhet deleguar.

Përmbajtja e trajnimit:

  • Çka është delegimi?
  • Si të përgatitet mbikëqyrësi për delegim efektiv
  • Si të delegohen punët tek te tjerët.
  • Përshkrimi i shkurtër i përparësive dhe mangësive të delegimit
  • Shpjegimi i pengesave të mundshme për delegim
  • Identifikimi i arsyeve për dështimet në delegim
  • Rreziqet e mundshme në delegim

Në fund të trajnimit do të jeni në gjendje të:

  • Përshkruani në bazë të cilave çështje mbikëqyrësi mund të përgatis delegimin efektiv
  • Përshkruani si të delegohen punët tek te tjerët
  • Përshkruani shkurt përparësitë dhe mangësitë e delegimit
  • Sqaroni pengesat e mundshme për delegim
  • Identifikoni arsyet për dështimet në delegim
  • Shpjegoni rreziqet në delegim

Kohëzgjatja: 6 orë

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/