Python Fundamentals

  • Moduli “Phython Fundamentals”, supozohet të zgjat 1 muaj nga 2 orë në javë, ku ora është 90 minuta. Përgjatë këtij trajnimi do të trajtohen hollësisht konceptet fundamentale të gjuhës programuese Phyton. Komponenti praktik i trjnimit do të jetë interaktiv, ku pjesëmarrësit do të i praktikojnë njohuritë e tyre edhe në zgjidhjen e detyrave dhe problemeve të ndryshme.
  • Trajnimi sjell njohuri në  rëndësinë e profesionit dhe teknologjisë në rritjen e produktivitetit, ku edhe trajtohen konceptet findamentale të Phython Programming.
    Në kuadër të trajnimit do të trajtohet instalimi i python, njoftimi me data types, përdorimi i veglave të punës, IF/Else Control Block, Input Output, Listat, Tuples, Loops (While For), definimi i funksioneve dhe përdorimi i tyre, built in funksionet, sets, dictionaries, Lambda Funksionet, Hyrje konceptuale në OOP përmes Python, puna me fajlla (csv, xlsx, json), hyrje konceptuale në Pandas etj.
  • Pjesëmarrësit do të fitojnë aftësi për përdorimin e veglave bashkëkohore për programim në Python, ku do t’i njohin në hollësi tipet e phytonit, do të fitojnë aftësi për përdorimin e IF/ELSE statementet, do të jenë të aftë të i përdorin unazat, të i definojnë funksionet dhe t’i përdorin ato në konceptet themelore të OOP në Python. Poashtu vijuesit e këtij kursi do të jenë të aftë të manipulojnë me fajlla si dhe do të kuptojnë se çka është dhe si përdoret pandas libraria për Data Science.

 

Çmimi: 109 euro

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/