Struktura e Programit

Programi për Media dhe Komunikim, që ofrohet nga UBT ka parasysh hulumtimin e nevojave për kuadro në fushën e Mediave dhe të Komunikimit në Kosovë. Për mungesë kuadrosh në fushën e gazetarisë, në Kosovë ende ka mungesë të theksuar të gazetarëve profesionistë, ndërkohë që në fushën e Komunikimit dhe të Multimedias mungesat janë edhe më të theksuara. Programi është mbështetur krejtësisht në nevojat e fushave të përcaktuara për të krijuar kuadro të përgatitura që do të gjejnë vend në tregun mediatik në vend dhe më gjerë. Programi është krahasuar me programet e universiteteve të njohura në vend, në rajon, e më gjerë. Ky program është strukturuar në atë mënyrë që studentëve t’u ofrojë kombinim të teorisë dhe praktikës. Duke ndjekur aspektet teorike ushtrojnë praktikën në industrinë e medias. Në programin trevjeçar të studimeve (në 6 semestra) përfshihet edhe hulumtimi vetanak e që është punimi i diplomës, përkatësisht përfundimi e temës së diplomës. Gjatë tri viteve të studimit, studentët do të njihen me teoritë e Medias dhe të Komunikimit, si dhe me praktikat në këto fusha, duke u mundësuar që pos teorisë të zhvillojnë edhe praktikën nëpër institucionet e ndryshme shtetërore, publike e private që kanë të bëjnë me media dhe komunikim.

 

Në këtë mënyrë, studentët do të jenë në gjendje të punojnë në institucione shtetërore, publike e private të fushave të ndryshme që ndërlidhen me Media dhe Komunikim, edhe atë:

Moderatorë studiosh televizive;

Moderator studiosh në radio;

Gazetarë terreni;

Fotoreporterë;

Kameramanë;

Montazherë;

Regjisorë programesh;

Shërbyes në marrëdhënie me publikun;

Zëdhënës të subjekteve të ndryshme politike dhe jopolitike;

Zyrtarë për informim; etj..

 

Programi Bachelor në Komunikim dhe Media zgjat 3 vjet (6 semestra) përfshirë përfundimin e temës së diplomës.

Gjatë gjashtë semestrave zhvillohet njëkohësisht puna teorike dhe ajo praktike.

Studimi Bachelor përmban 180 ECTS dhe ndahet në lëndë obligative dhe me zgjedhje.

 

Studimi bachelor përmban 180 ECTS.

 

 

SEMESTER  1:30 ECTS
No Lloji Subject L P ECTS
1 OBL Zhanret e Gazetarise 2 1 5
2 OBL Historia e Gazetarise 1 2 1 5
3 OBL Format e Komunikimit 2 1 5
4 OBL Shkathtësitë e shkrimit 1 2 1 5
5 OBL Gjuhë Shqipe Profesionale 2 1 4
6 OBL Gjuhë Angleze Profesionale 2 1 4
7 OBL Gjuha dhe Stilistika 2 1 2

 

SEMESTER  2:30 ECTS
No Lloji Subject L P ECTS
8 OBL Historia e Gazetarisë 2 2 1 5
9 OBL Shkathtësitë e Shkrimit 2 2 1 5
10 OBL Shkathtësitë e të folurit 2 1 5
11 OBL Shkrimi Akademik 2 1 4
12 OBL Teknologjia Informative 2 1 4
13 OBL Gjuhë Angleze Profesionale 2 2 1 4
14 OBL Teknikat e Raportimit 2 0 3

 

SEMESTER  3:30 ECTS
No Lloji Subject L P ECTS
15 OBL Menaxhimi dhe Organizimi 2 1 5
16 OBL Teknologjia Multimediale 1 1 5
17 OBL Media e Shkruar 2 1 5
18 OBL Komunikimi Televiziv 2 1 5
19 OBL Radio Gazetari 2 1 5
20 OBL Kamera dhe Fotografia 2 1 4

 

SEMESTER  4:30 ECTS
No Lloji Subject L P ECTS
21 OBL Marrëdhëniet me Publikun 2 1 5
22 OBL E Drejta dhe Etika Mediatike 2 1 5
23 OBL Regjia Televizive 1 1 3
24 OBL Montazhi në TV dhe Radio 1 1 3
25 OBL Punë praktike në media të shkruara 0 2 5
26 OBL Sociaologjia e Komunikimit 2 1 5
27 OBL Menaxhimi i Medias 2 1 5

 

SEMESTER  5
No Lloji Subject L P ECTS
28 OBL Metodat e Kërkimit në Media dhe Komunikim 2 1 5
29 OBL Gazetaria Online 2 1 5
30 OBL Redaktimi në Media 2 1 5
31 OBL Mediat Audiovizuele 2 1 5
32 OBL E Drejta Publike 2 1 4
33 OBL Marketingu Medial 2 0 4
34 OBL Punë Praktike në TV dhe Radio 0 2 3
35 OBL Qytetërimi Evropian 2 0 3

 

SEMESTER  6:30 ECTS
No Lloji Subject L P ECTS
36 OBL Metodat e kërkimit në media dhe komunikim 2 2 1 5
37 OBL Mediat dhe shoqëria 2 1 4
38 OBL Mediat ndërkombëtare 2 1 4
39 OBL Intervista në TV/Radio dhe media të shkruara 2 1 4
40 OBL Tema e diplomes     10