Studentët

Programi akomodon një shumëllojshmëri të gjerë të përkatësive dhe mjediseve mësimore. Kurrikula është e përshtatshme për të diplomuarit e rinj të shkollave të mesme, profesionistëve që kërkojnë për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe profesionistët nga fusha të tjera që kërkojnë një ndryshim në karrierë. Fakulteti Media dhe Komunikim inkurajon studentët të mendojnë përtej rregullave dhe të zhvillojnë aftësitë e ty në forcimin e ndërgjegjësimit shoqëror.

 

Programi Media dhe Komunikim në nivelin bachelor në UBT synon të japë informacione të gjera mbi parimet dhe standardet akademike e praktike, duke u ndihmuar studentëve të fokusohen në qëllimet akademike dhe të vlerësojnë eksperiencat e zhvilluara.

 

UBT u siguron studentëve lidhjet institucionale me industrinë, duke u mbështetur në marrëveshjet e nënshkruara me institucione të ndryshme shtetërore, publike e private në Kosovë dhe në vendet e rajonit. Studentët kanë mundësi të zhvillojnë internship dhe praktikë profesionale në institucionet përkatëse vendore dhe jashtë tij.

 

Studentët përgatiten për institucione përkatëse dhe me të kryer të fakultetit ata do të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët në tregun e punës.

 

Lidhja e teorisë dhe praktikës është një ndër faktorët e arritjes së suksesit të studentit. Kështu, studentët, duke pasur për bazë se jo të gjithë nga ta dinë të përzgjedhin profesionin e drejtë, lehtë kalojnë nga njëra te tjetra.

 

Studentët do të jenë të gatshëm:

-të adresojnë dhe të sugjerojnë mendime e gjykime në forume të ndryshme brenda dhe jashtë institucionit; dhe,

-të forcojnë lidhjen në mes të teorisë dhe praktikës;

 

Nisur nga statistikat e regjistrimit të vitpasvitshëm, studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim kanë arritur që të tregojnë rezultate në studime si dhe në gjetjen e tyre pas diplomimit.

 

Studentët pas diplomimit në këtë program konsolidohen me rrjedhat jetësore të vendit.

 

Rezultati i arritur i tyre pasqyron parimin e objektivitetit në vlerësim dhe në zhvillim të qëndrueshëm të standardeve brenda institucionit.

 

Jeta e studentëve brenda Fakultetit Media dhe Komunikim ndërthur aktivitetet akademike, si dhe aktivitetet ekstra kurrikulare dhe argëtuese, siç janë organizimet e ndryshme kulturore, politike, vizitave të ndryshme në vend dhe jashtë vendit.