Programet Master

Sistemi Evropian i Arsimit është i bazuar në marrëveshjen e Bolonjës, e cila në thelb të saj i kushton rëndësi të veçantë përmbajtjes së kurrikulës në lidhje më studimet master në UBT. Ky sistem ka për qëllim të ofrojë mundësi të ndryshme të zgjedhjeve, si dhe të përforcojë procesin e studimit për studentët. Kurrikula u mundëson studentëve të marrin njohuri të thelluara në përputhje me specializimet e tyre, si dhe shkathtësi në aspektin shoqëror. Po ashtu, u jep atyre mundësinë e mësimit përgjatë gjithë jetës (Life Long Learning), si dhe krijon mundësi të kenë një qasje shumëpërmbajtjesore sa i përket fushës së hulumtimit shkencor.

 

Ngarkesa e studentëve përllogaritet duke përdorur ECTS. Në sistemin ECTS, 60 kredi nënkuptojnë ngarkesën e punës për vitin e plotë akademik të studimit. Për të marrë një diplomë Master në Kolegj, studentët duhet të arrijnë një minimum prej 120 kredish gjatë dy viteve të studimit. Kohëzgjatja e studimeve master zgjat përgjithësisht dy vite akademike, me disa përjashtime të cilat janë përcaktuara nga udhëzimet në fushën e së drejtës. kohëzgjatja (një vit), si dhe programet në Farmaci dhe Stomatologji, që janë në kohëzgjatje prej pesë vitesh.

 

Struktura e kurrikulave në nivelin e të diplomuarve ka për qëllim t’iu ofrojë studentëve  njohuritë bazë të cilat kanë të bëjnë me etikën, njohuritë mbi zhvillimit profesional, njohuritë mbi specializimet, metodat e hulumtimit dhe përgatitjen e tezës.

Studentët duhet të kenë përvetësuar njohuritë bazë, pavarësisht nga specializimi i tyre në të ardhmen. Kurset e veçanta ofrohen në vitin e parë të studimeve pasuniversitare për t’i mundësuar studentit që të marrë të përcaktuar në Taxonominë e Blumit.

Kurset zgjedhore ofrohen gjatë vitit të parë në mënyrë që t’ju mundësojnë studentëve lehtësira dhe mundësi të shumta zgjedhjeje. Për rrjedhojë, kjo qasje i ndihmon ata në përsosjen e  njohurive dhe shkathtësive të tyre.

Kursi i cili ndërlidhet me etikën, ligjin dhe aspekte të komunikimit, ka për qëllim të shqyrtojë dhe analizojë disa prej rregullave dhe parimeve themelore për sa i takon lëmit shoqëror. etik, si dhe të jetë në zbatim të anës ligjore dhe me rregulloret të cilat mbështesin disiplinën e përzgjedhur. Moduli i komunikimit është i një rëndësie të madhe, pasi ka për qëllim t’i mundësojë nxënësit që të përmirësojë dhe të përsosë disa prej parimeve të domosdoshme të komunikimit në zhvillimin profesional.

Programet i japin studentëve mundësi të zotërojnë një fushë të caktuar të specializimit në vitin e dytë të studimit. Ndërkohë, sa i përket aspektit të hulumtimit, ai është një pjesë integrale dhe përfshirja e tij është e detyrureshme për të plotësuar kërkesat e programit.

Ndërthurrja e aspektit praktik me atë teorik është tipar dallues i këtij programi, pasi studentët do të kenë mundësinë ta zbatojnë në praktikë atë çfarë mësojnë. Për rrjedhojë, në fund të studimeve atyre u jepet mundësia e angazhimit në sektorin e industrisë, në mënyrë që të dalin sa më të aftë dhe të përgatitur për tregun e punës.

 

Zhvillimi dhe rishikimi i kurrikulave në UBT përbën në vete një pjesë integrale dhe të pandashme të misionit dhe vizionit të institucionit. Ato bëjnë pjesë në filozofinë, politikat arsimore kombëtare dhe mjedisit socio-ekonomik brenda të cilit do të punojnë të diplomuarit.

Rezultatet e të nxënit duhet të shpalosen në mënyrë të thelluar për secilin kurs apo program dhe këto duhet të jenë në përputhje me kuadrin shkencor prej së cilit zhvillohet i gjithë programi.

Kurrikula duhet të jetë në përputhje parimet e një arsimimi të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Ky lloj arsimimi ndërthurë përsosmërinë akademike në mënyrë të njëtrajtshme me arsimin profesional. Kurrikula synon të nxisë studentët të mishërojnë parimet e lirisë, integritetit moral dhe të vihen në shërbim nevojave të komunitetit përkatës.