Shëndet dhe Aktivitet Fizik

Duke u bazuar në nevojat bashkohore të cilat kërkojnë bashkëpunimin mes Shkencave të Sportit dhe atyre mjekësore, dhe nevojat e popullatës në Republikën e Kosovës për programe mësimore të cilat sigurojnë kuadro profesionale në menaxhimin e shëndetit publik, menaxhimin e stresit të popullatës, orienetimin e fëmijëve dhe të rinjëve në aktivitete fizike dhe sportive, rregullimin e stilit të jetesës, kujdesin për të moshuarit etj. Kolegji UBT ka krijuar dhe akredituar një program të studimeve master i cili është unik, dhe i vetmi i llojit të tillë në Kosovë dhe rajon. Programi Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik përshin 5 fusha specializimi si: Edukimi mbi mënyrën e jetesës (Lifestyle training), Etapat e jetës (Ages of life), Sëmundjet dhe kategoritë me nevoja të vecanta (Disease and disability), Ndërmjetësimi social (Social mediation), Hulumtime (Research).

 

                Veçoritë e programit:

  • I vetmi Program studimi në rajon i cili bashkon shkencat sportive, shkencat mjekësore dhe shëndetin
  • Program multidiciplinar i cili ofron mundësi pune në institucione të llojeve të ndryshme në lëmitë sportive dhe mjekësore
  • Program multidiciplinar i cili ofron mundësi per të startuar biznese të reja në lëmitë sportive dhe mjekësore
  • Diplomë e njohur ndërkombëtarisht dhe mundësi studimi jashtë vendit përmes Erasmus+
  • Bashkëpunimi me industrinë që siguron punësim të menjëhershem në institucione të ndryshme sportive dhe mjekësore.
  • Përfshirja e teknologjisë së avancuar si EON reality, 5G, etc., në procesin mësimor.
  • Stafi i përbërë nga ekspert të specializuar në institucione kredibile evropiane dhe botërore.
  • Bashkëpunimi me institucione dhe ekspert ndërkombëtar të arsimit të lartë nga vende të ndryshme Evropiane.