Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Ky program është i krijuar duke u bazuar në kërkesat e industrisë në Kosovë. Punësimi i studentëve të diplomuar është i bazuar në industritë ekzistuese në Kosovë ku sipas nevojave të veçanta mund edhe të themelohen industri të reja me qëllim të plotësimit të kërkesave në vend dhe sigurimin e punësimit të të gjithë të diplomuarve nga ky program. Poashtu, praktikat të cilat studentët duhet t’i kryejnë gjatë ciklit të studimeve do të bëhen në institucionet/industritë Kosovare ku UBT ka marrëveshje bashkëpunimi.