Qëllimet dhe Objektivat

Programi Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik i përgjigjet misionit të UBT-së, i cili është krijuar për të kontribuar në avancimin e vendit në kërkime dhe arsimim në përputhje me standardet evropiane, dhe për të formuar profesionistë të kualifikuar të aftë për t’iu përgjigjur nevojave sociale në vende të ndryshme, për fushat e studimeve humane dhe shëndetësore, zhvillimi socio-ekonomik, mjekësinë dhe parandalimin.

 

Qëllimi i këtij programi master do të jetë të zhvillojë një profil më të lartë profesional, i përshtatshëm për të trajtuar kompleksitetin e shëndetit dhe mirëqenies në një qasje gjithëpërfshirëse, dhe rolin themelor që sporti dhe mënyra e jetesës mund të kenë në forcimin e ekuilibrit personal, homeostazës dhe përgjigjes imune, në këtë mënyrë të ndikojë në zvogëlimin e ndikimit të faktorëve të rrezikut për shëndetin dhe zhvillimin e infeksioneve, proceseve inflamatore dhe çrregullimeve kronike. Programi do të prezantojë protokolle të përshtatura për mosha të ndryshme, sëmundje ose kushte të tjera individuale, për të promovuar integrimin social, ndërmjetësimin e konflikteve, menaxhimin e krizave, ose përndryshe të kontribuojë në kohezionin social dhe qëndrueshmërinë dhe të ndihmojë rimëkëmbjen në rast emergjencash ose fatkeqësish natyrore.