Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Programi Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT ofron një arsim të avancuar akademik në fushat përkatëse. Qëllimi kryesor i programit është të ofrojë arsim të specializuar i cili i dedikohet të diplomuarve në fushën e Ekonomisë, Biznesit, Inxhinierisë, Shkencave Sociale ose shkencave të tjera, duke bërë të mundur që ata të punojnë në mënyrë efektive në një mjedis mjaft konkurrues kombëtar dhe ndërkombëtar të tregut. Përfundimi i suksesshëm i studimeve lejon një shumëllojshmëri të punëve në një nivel të mesëm menaxherial ose ekzekutiv në kompani kombëtare ose ndërkombëtare që operojnë në një mjedis dinamik, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

 

Programi përfshin një kombinim të ekuilibruar të lëndëve të specializuara të menaxhimit të biznesit, duke i lejuar të zhvillojnë aftësitë personale të profesionalizara për t’i përdorur ato në të ardhmen. Programi zhvillon një qasje unike për analizën e metodologjive dhe teknikave moderne të menaxhimit operacional për të arritur efikasitetin. Po ashtu përmes këtij programi integrohen kërkesat e menaxhimit strategjik të biznesit, kërkesat e biznesit në lidhje me strategjitë financiare dhe të marketingut dhe mjetet dhe teknikat e hulumtimit të tregut. Komponenti praktik i programit thekson lidhjet reale në biznes, zhvillon aftësitë drejtuese dhe i ndihmon kandidatëve të zotërojnë kërkesat në rritje të tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Gjithashtu ky program i’u mundëson kandidatëve të jenë pjesë e profesioneve të orientuara akademikisht ose të vazhdojnë studimet në nivelin e doktoratës.

MBE