Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

MBE BSc – Konceptet e mësimdhënies dhe të vlerësimit

Kalendari akademik përshkruan rrjedhën e studimit duke treguar data specifike, që përmbajnë informacione për fillimin dhe mbarimin e studimeve, periudhat e provimeve, afatet e regjistrimit në lëndë dhe dokumentet tjera / provimet përfundimtare, etj. Kalendari Akademik miratohet në çdo fillim të vitit. Viti akademik zgjat 15 javë ligjerata dhe seminare dhe është i ndarë në semestra të vjeshtës dhe tre periudha provimesh (afati i janar, qershor dhe shtator) për çdo vit akademik.

 

Mësimdhënia – ofrohet përmes leksioneve interaktive, seminareve dhe mësimeve individuale. Personeli akademik dhe administrativ janë përgjegjës për të ofruar ndihmë, shërbime dhe udhëzime për çështjet akademike dhe studentore. Në përputhje me qasjet pedagogjike, disa njësi mund të kërkojnë mësim më të drejtpërdrejtë. Në shumë lëndë, kandidatët duhet të lexojnë materialet e detyrueshme. Gjithashtu, puna që kërkohet zakonisht duhet të përmbajë deri në 15 -20 faqe të dokumenteve kërkimore. Sesionet e seminareve janë një mundësi për kandidatët që të diskutojnë temat e javës dhe të marrin mendime shtesë për tema specifike. Prandaj pjesëmarrja në ligjeratan dhe seminare është e detyrueshme. Shumica e kandidatëve të masterit janë të punesuar. Qasja në temat praktike dhe profesionale është më e lehtë dhe më e zbatueshme, pastaj pergatitja dhe prezentimi i seminareve, hulumtimeve dhe projekteve ka vëllim më të madh dhe cilësor. Platforma elektronike  Moodle e bën shumë më të lehtë komunikimin profesor-kandidat. Në këtë platformë, profesorët mund të vënë të gjitha materialet përkatëse në dispozicion të kandidatëve për lëndët specifike, të organizojnë kuize online, të komunikojnë rezultatet e testimit, të dërgojnë njoftime të ndryshme për kandidatët dhe t’u përgjigjen pyetjeve të kandidatëve.

 

Vlerësimi – i studentëve bëhet gjatë semestrit dhe bazohet në punën ekipore, punën individuale, prezantimet si dhe provimet me shkrim. Platforma SMIS, e krijuar nga UBT, ndihmon kandidatët që të marrin rezultatet sipas provimeve përfundimtare në emailet e tyre përkatëse të krijuara nga UBT për të respektuar privatësinë e plotë të kandidatëve.

Të gjitha lëndët janë të përshkruara, ku secili planprogram përshkruan kërkesat kryesore, metodat e vlerësimit dhe literaturën e detyrueshme. Në vitin e fundit të studimeve, kandidatët duhet të punojnë punimin e diplomës. Zakonisht, provimi me shkrim ka një peshë prej 50-60%, ndërsa aktivitetet e tjera gjithashtu plotësojnë 40-50% të notës përfundimtare ndërsa asistenca e këshillimit të kandidatëve ofrohet  sipas nevojës.