Programi Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT mundëson edukim të avancuar akademik në fushat respektive. Qëllimi kryesor i programit është të ofrojë arsimim rigoroz për menaxhment për të diplomuarit në shkencat e Ekonomisë, Biznesit, Inxhinierisë, Shkencave Sociale dhe atyre që ndërlidhen me to, duke mundësuar që të diplomuarit të punojnë në mënyrë efektive dhe në një konkurrencë të lartë ndërkombëtare.
Përfundimi i suksesshëm i studimeve mundëson aftësimin për punë të ndryshme në nivelin ekzekutiv në kuadër të kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare që operojnë në ambientin kompleks ekonomik, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Gjithashtu, ky nivel i kualifikon studentët për të hyrë në profesionet akademikisht të orientuara. ose për të vazhduar studimet në nivelin e studimeve të doktoratës.
Programi synon t’i përgjigjet nevojave thelbësore të kërkesave të sektorit privat në Kosovë.
Ekonomia e Kosovës ka nevojë për përkrahje në zhvillimin e saj. Programi master në MBE synon të gjenerojë kuadër të aftë që do të plotësonin dhe ndihmonin në procesin e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë. Ndërsa, ekzistojnë shumë institucione publike dhe private që ofrojnë programe të ngjashme në thelb, veçantia është tek përqendrimi në aftësitë, fushat, metodologjinë e shpërndarjes dhe qasjen e programit të MBE në UBT, që e bënë këtë program një përvojë të dobishme për studentët.
Objektivat
Objektivat e programit janë si vijojnë:
Rrezultatet e pritshme
Pas përfundimit të suksesshëm të nivelit Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, studentët do të kenë mundësi që të: