Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Programi i studimit është i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huaj pa asnjë dallim, ata që kanë përfunduar studimet bachelor ne shkencat shoqerore e natyrore, të barazvlefshme me 180 ECTS kredi. Ata që i plotesojnë kriteret e parapara në përputhëshmëri me ligjin e arsimit të lartë në Kosovë, ata qe kane treguar suksese të larta gjatë studimeve bachelor dhe kane arritur notën mesataren prej 7.5/10  dhe kane përvojë praktike,  jane target i studimeve tona në nivelin master. Gjithashtu, programi është i hapur për transferet e kandidatëve nga universitete të tjera vendore ose të huaja, për sa kohë që ato janë të licencuara dhe të akredituara nga institucionet përkatëse.

 

Rekrutimi i kandidatëve bëhet sipas procedurave të pranuara zyrtarisht në nivel institucional dhe në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe dispozitat e Statutit të UBT-s.

 

Kandidatët e interesuar plotësojnë kërkesën për regjistrim duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme dhe bëjnë dorëzimin e tyre në Zyrën e Shërbimit Studentor. Dokumentet e kërkuara gjatë aplikimit janë: Formulari i Aplikimit (Aplikacioni) që do të pranohet nga Zyrtari i Shërbimit Studentor (SSO); Diploma / Çertifikata e Përfundimit të Fakultetit (studimeve bachelor); Diplomë e Fakultetit (studimeve bachelor); Ekstrakt i Lindjes, Autobiografi (CV) për kandidatët që punojnë. Kandidati mund të aplikojë edhe përmes emailit: info@ubt-uni.net.

 

E drejta e regjistrimit në Programin Master të programit të MBE është në dispozicion për të gjithë ata që kanë diplomë të fakultetit dhe që kanë përfunduar me sukses të mirë dhe kanë grumbulluar total 180 ECTS kredi duke përmbushur kërkesat e Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës.  Diplomat ose dokumentet ekuivalente i bashkëngjiten dokumenteve të lartpërmendura sipas kushteve të konkursit për aplikim dhe rekrutim.