AVR

Kompania e madhe botërore për teknologji virtuale, EON Reality dhe UBT, kanë mbajtur trajnimin për nivelin e dytë ku kanë trajnuar dhe certifikuar dhjetëra profesorë të UBT-së për AVR Edukator, konkretisht për realitet virtual.

 

 

Profesorët në UBT janë trajnuar nga ekspertët ndërkombëtar të arsimit virtual, Mohamad Ridwan Othman, Nicole Pallares dhe Ridwan Othman, teksa tashmë janë të vetmit në Ballkan, që janë certifikuar për të mundësuar instalimin dhe praktikimin e realitetit virtual në sistemin arsimor në Kosovë, gjithnjë përmes mësimeve praktike.

 

Profesorët e certifikuar tanimë mund të hartojnë një plan të plotë mësimi duke përfshirë mësimin me realitet të shtuar, njëherësh do të mund të dizajnojnë mësimin në përshtatje me qasjet pedagogjike bazuar në AVR

 

I krijuar për të sjellë zgjidhje të realitetit të shtuar dhe virtual për sa më shumë njerëz në mbarë botën, EON-XR heq pengesat që vijnë shpesh me përfshirjen e AR dhe VR në një mjedis akademik ose industrial.

Nëpërmjet EON-XR, edukatorët, trajnerët, punëdhënësit dhe përdoruesit e tjerë janë në gjendje të krijojnë mësime interaktive dhe gjithëpërfshirëse AR dhe VR pa pasur nevojë për ndonjë kodim ose njohuri të avancuara teknologjike. Mësimet më pas mund t’i shpërndahen audiencës së tyre të studentëve, praktikantëve, punonjësve ose publikut të gjerë për konsum në pajisje të zakonshme, duke filluar nga telefonat inteligjentë te laptopët e deri te kufjet e disponueshme publikisht.

EON-XR po përgatit miliona studentë, punonjës dhe qytetarë për të tashmen dhe të ardhmen, ndërkohë që zëvendëson dhe ndihmon metodat tradicionale të trajnimit dhe mësimdhënies në dhjetëra vende të botës.

Për më shumë informata na kontakoni në emailin trajnime@ubt-uni.net dhe vizitoni https://hubs.ubt-uni.net/avr/