Energjia dhe Mjedisi

Energjia dhe Mjedisi janë faktorë esencialë të zhvillimit të qëndrueshëm. Zhvillimi i qëndrueshëm paraqet zhvillim pa i komprometuar mundësitë e gjeneratave të ardhshme për t’i plotësuar nevojat e tyre. Globalizimi, intensifikimi, inovacioni, kërkimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm, ato janë forcat lëvizëse te shekullit 21, të adresuara nga zhvillimi dhe nga konkurrenca me qëllim që të garantojnë zhvillim dhe punësim. Me shtimin e popullsisë dhe zhvillimi ekonomik, shtetet duhet të mendojnë për zhvillimin e strategjisë nga zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit. Prandaj, kohët e fundit gjithnjë më tepër po promovohen kerkime shkencore inovative, me kosto të ulët, pa ndotje të ambientit, pa defekte dhe proceset e përsosura të prodhimit të qëndrueshëm industrial.

Të theksojmë se qymyri në Kosovë është resursi kryesor, por edhe prodhuesi kryesor i rrymës elektrike dhe sot prodhuesi më inkurajues për mjedis të qëndrueshëm. Termocentralet “Kosova”, në vit, i dhurojnë afro 2 milionë tonelata hi, afro 100.000t sulfur, 12t arsen, afro 3t beril, 1t kadmium, 351t nikel, 492t titan, 191t mangan etj.

Energjia dhe Mjedisi, na rrethojnë nga të gjitha anët me aplikacione që arrijnë lart në çdo sektor të shoqërisë që shtrihen nga fabrikat, veturat, ndërtesat, etj. Prandaj nderlidhja e Energjise dhe Mejdisit duke trajnuar gjeneratat të ardhshme të inxhinierëve dhe ofrimi i një set gjithpërfshirës të aftësive është shumë e rëndësishme për industrinë e inxhinierisë energjetike si tërësi ashtu edhe për mjedisin dhe shoqërinë.

 

Ne në kuadër të UBT mund të ofrojmë shërbime profesionale si:

  • Auditimi i energjisë
  • Ekpertiza për të gjitha llojet e energjive të ripërtritshme.
  • Shkollim profesional për Energji Eficiente
  • Shkollim profesional për Instalues Elektrik
  • Këshilla profesionale për energji alternative
  • Dizajnim të rrjetit elektrik