Materiale të papërpunuara

Në kuadër të UBT ne kemi labotartoret ton ku mund të bëjmë testimin e materialeve të pa përpunuara,

Si aktivitet i parë, laboratori ynë përdoret për veprimtari didaktike duke ndihmuar studentët në përgatitjen e tyre për nga aspekti praktik dhe nëse e nevojshme atëherë si palë e tretë e pavarur, ne ju ofrojmë personel shumë të specializuar, si për nga aspekti akademik dhe ai teknik, teknologjia dhe laboratorët e testimit, së bashku me pëgatitjen për një gamë të gjerë standardesh kombëtare dhe ndërkombëtare

Laboratori i materialeve ndërtimore ka kapacitete të mjaftueshme për realizimin e provave në beton dhe produkte të tij, agregateve, çimentos dhe asfaltit.

Shqyrtimi i soliditetit në shtypje, granulometria, afatet e lidhjes së çimentos, përqindja e bitumenit etj, janë vetëm disa nga provat laboratorike që realizohen praktikisht në ambientet e këtij laboratori.