Prodhimi dhe Automatizimi

Disa nga sfidat me të cilat përballet biznesi sot përfshijnë mungesën e punës, rënien e niveleve të papunësisë dhe qarkullimin e lartë të stafit. Ndikimi i këtyre tendencave mund të pritet të rriten në të ardhmen për shkak trend në rritje te plakjes së popullsisë. Bizneset moderne të prodhimit vazhdojnë të arrijnë nivele gjithnjë e më të larta të produktivitetit përmes automatizmit.

Automatizimi duhet të ketë një efekt të prekshëm në financat kompanive. Prodhimi i produkteve me cilësi më të lartë i jep biznesit një avantazh konkurrues. Prodhimi më i shpejtë mund të zvogëlojë kostot për njësi dhe të përmirësojë kënaqshmërinë e klientit, duke ndikuar pozitivisht në të ardhura gjithashtu. Përmirësimet e efikasitetit mund të rrisin kapacitetin e fabrikave dhe të parandalojnë zgjerimin e kushtueshëm të linjave te prodhimit.

Ne në kuadër të UBT mund të ofrojmë shërbime profesionale si:

  • Dizajnimin e linjave automatike te prodhimit
  • Këshilla profesionale për fushën e industrisë
  • Mirëmbajtjes e linjave te prodhimit
  • Zëvendësimin e sistemeve analoge me sisteme digjitale
  • Dizajnimin e produkteve industriale
  • Trajnime për fushën e automatizimit te prodhimtarisë
  • Trajnime ne fushën e menaxhimit te prodhimit