Sipërmarrja dhe Inovacioni

Ndërmarrësia dhe Inovacioni janë prioretete në kuadër të UBT-së dhe për këtë qëllim ne kemi themeluar qendtat dhe institutet tona si:

  • · UBT STATS
  • · Qendrën E Transferimit të Teknologjisë
  • · Qendrën e Dijes
  • · Qendrën INSPIRE
  • · Qendrën për studime urbane

Jemi krenar me Inkubatorin Virtual të Kosovës dhe Start Up qendrën tonë, dhe Qëllimi ka qenë të formohet Qendra e Ndërmarrësisë në UBT. Projekti ka filluar në vitin 2014. Fillimisht në të morën pjesë rreth 150 studentë, prej tyre dolën mbi 40 biznes-plane të cilat e kanë kaluar një fazë të monitorimit nga profesorët. Disa nga ta që ishin më të suksesshëm janë shpërblyer me certifikata. Një ndër pikat e tjera të inkubatorit ka qenë themelimi i inkubatorit virtual, ku ka pasur prezantime gjatë tetorit dhe nëntorit të vitit të kaluar. Në themelimin e inkubatorit kanë ndihmuar ekspertë amerikanë.

Ne jemi në dispozicion të studentëve, bizneseve dhe institucioneve qeveritare që të ju ofrojmë përkrahje dhe këshillim në fushën e ndërmarësisë dhe të inovacionit.