Ish-studentja e UBT-së, Arbana Elezi, nis karrierën në një kompani amerikane në New Yor

18/09/2026

Ish-studentja e UBT-së, Arbana Elezi, po ndërton karrierën e saj profesionale në një mjedis ndërkombëtar, duke punuar si Compliance Associate në RLN US LLP, kompani me seli në New York dhe aktivitet edhe në Kosovë.

Në këtë rol, Arbana angazhohet në çështje të pajtueshmërisë ligjore dhe rregullatore, menaxhimin e dokumentacionit, licencimeve dhe procedurave administrative, si dhe në komunikimin me klientë dhe institucione në New York.

Përvojën e fituar gjatë studimeve dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional, Arbana i sheh si një bazë të rëndësishme për të përballuar me sukses kërkesat e tregut ndërkombëtar të punës. Përmes punës së saj, ajo po dëshmon se të rinjtë e Kosovës mund të ndërtojnë karrierë në kompani dhe institucione me standarde ndërkombëtare.

Rrugëtimi i saj nga studimet në UBT drejt tregut ndërkombëtar të punës është një dëshmi e mundësive që hapin dija, përkushtimi dhe përgatitja profesionale.