Nxënës të ndryshëm dhe nevoja të ndryshme të të nxënit gjatë procesit të mësimdhënies

Nxënës të ndryshëm dhe nevoja të ndryshme të të nxënit gjatë procesit të mësimdhënies

Lloji i programit: Program trajnues plotësues

Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës

Mësimdhënës fillestar

 

Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve

Pjesëmarrësit të cilëve do tu mundësohet ky trajnim janë mësimdhënësit dhe ata të angazhuar si mësues ndihmës nga Shkolla Fillore  e Mesme e Ulët, dhe Shkolla e Mesme e Lartë.

Mësimdhënësit do të përfitojnë nga ky program trajnimi sepse do të aftësohen për të punuar  në klasa diverse dhe nxënës që kanë nevojë për mbështetje dhe nxitje për të mësuar,bazuar në nevoja të ndryshme të të nxënit të cilet paraqiten në këto klasa .Mësimdhënësit do të trajnohen dhe mbi aftësitë që kërkohen  për të planifikuar, monitoruar dhe ridrejtuar vëmendjen dhe strategjitë mbi mësimin dhe aftësitë gjithëpërfshirëse.Zhvillimi profesional mbi menaxhimin e organizimit të mësimit do tu mundësojë mësimdhënësve  që të jenë më efektiv në punën e tyre me nxënës me vështirësi dhe nevoja të ndryshme të të nxënit, dhe të gëzojnë raporte të mira me familjet e këtyre nxënësve .

Ky program ka kohëzgjatje prej 30 orësh akademike, ku shpërndarja e orëve është si në vijim:

 

Teori 10 33,3%
Praktikë 10 33,3%
Vetë-studim 8 26,6%
Vlerësim 2 0,6%
Totali: 30 100%

 

Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:

 

– dallojnë aftësitë dhe kapacitetet e të nxënit të  nxënësve në klasa diverse

– aftësohen në zhvillimin dhe nxitjen e aftësive  të të mësuarit dhe të menduarit

–  krijojnë mjedis të  përshtatshëm dhe gjithpërfshirës të të nxënit .

–  nxisin socializimin ndërmjet bashkëmoshatarëve

–  aftësohen në përdorimin e metodave të kombinuara të mësimdhënies në përshtatje me nevojat e ndryshme të të nxënit

– të përballojnë dhe tejkalojnë në mënyrë efektive situata sfiduese që sjell diversiteti në klasë

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime-te-aprovuara-per-mesimdhenes-nga-keshilli-shteteror-per-licencimin-e-mesimdhenesve/apliko-online/