Orientimi në karrierë dhe zhvillimi professional

Orientimi në karrierë dhe zhvillimi professional

Lloji i programit: Program trajnues themelor

Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës

Mësimdhënës i karrierës

Mësimdhënës mentor

 

Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve (Të listohen grupet e mesimdhënsve të synuar; arsyet e përzgjedhjes së këtij grupi):

Trajnimi Orientim në karrierë dhe zhvillimi profesional në shkolla synon të përgatis kandidatët të arrijnë shkathtësitë e nevojshme për orientimin dhe zhvillimin profesional. Ky modul do të përfshijë një gamë të gjerë të aktiviteteve që ushtron Qendra e Karrierës në UBT, duke kombinuar përparësitë e shumta të UBT-së, në ofrimin e programeve profesionale

Ky program ka kohëzgjatje prej 26 orësh akademike, ku shpërndarja e orëve është si në vijim:

 

Teori 10 38.5%
Praktikë 10 38.5%
Vetë-studim 4 15.3%
Vlerësim 2 7.7 %
Totali: 26 100%

 

Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:

– fitojnë njohuri të konsiderueshme për këshillim profesional

– ndihmojnë të rinjtë të cilët ende nuk janë të orientuar mbi fushat e shkollimit

– ndihmojnë të rinjtë të arrijnë shkathtësitë e nevojshme profesionale

– zgjojnë interesim të theksuar të te rinjtë për të vazhduar me shkollim adekuat;

– motivojnë dhe përmirësojnë vendimmarrjen e të rinjve.

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime-te-aprovuara-per-mesimdhenes-nga-keshilli-shteteror-per-licencimin-e-mesimdhenesve/apliko-online