Abuzimi i fëmijëve; Roli i mësimdhënësve në identifikim, raportim dhe përkrahje

Abuzimi i fëmijëve; Roli i mësimdhënësve në identifikim, raportim dhe përkrahje

Lloji i programit: Program trajnues plotësues

Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës

Mësimdhënës fillestar

 

Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve

Pjesëmarrësit të cilët do të mund të marrin pjesë në këtë trajnim janë mësimdhënësit, koordinatorët e cilësisë dhe personeli administrativ nga Shkolla Fillore  e Mesme e Ulët, dhe Shkolla e Mesme e Lartë.

Pjesëmarrësit do të përfitojnë nga ky program trajnimi sepse do të fitojnë njohuri të vlefshme për Abuzimin e fëmijëve dhe do të shkakthtësohen për të identifikuar shenjat e abuzimit tek nxënësit e tyre, si dhe të kuptojnë rolin e tyre në raportim dhe mbrojtje të fëmijëve/nxënësve.

Ky program ka kohëzgjatje prej 30 orësh akademike, ku shpërdarja e orëve është si në vijim:

 

Teori 10 33,3%
Praktikë 10 33,3%
Vetë-studim 8 26.6%
Vlerësim 2 0.6%
Totali: 30 100%

 

Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:

 

– kuptojnë më detajisht për abuzimin e fëmijëve dhe llojet e tij

– dallojnë elementet dhe shenjat e abuzimit tek fëmijët

– aftësohen për metoda parandaluese të abuzimit të fëmijëve

– fitojnë njohuri për pasojat e rënda psikologjike të abuzimit tek fëmijët

– kuptojnë rolin e tyre të rëndësishëm dhe delikat në përkrahjen e nxën[sve

– Mësojnë për sistemin e raportimit të rasteve të abuzimit të fëmijëve

– fitojnë shkathtësi të reja për përkrahje dhe mbrojtje të nxënësve të cilët kanë përjetuar keqtrajtim

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime-te-aprovuara-per-mesimdhenes-nga-keshilli-shteteror-per-licencimin-e-mesimdhenesve/apliko-online/