Stafi

Personeli akademik është një nga pikat më të rëndësishme të institucionit të arsimit të lartë. Cilësia e burimeve njerëzore shihet si një përpjekje e madhe për suksesin dhe perspektivat e një universiteti të caktuar.

 

Programi i Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë është sipas standardeve evropiane dhe për shkak të këtij programi të studimit të  lartë stafi akademik në institucionin tonë është personel i kualifikuar, duke u bazuar në arritjen  e publikimeve dhe citimeve shkencore në nivel nderkombetar (369 publikime ne Journal, 556 publikime Konferenca dhe 2620 citime)   përmbushur edhe standardet e vendosura nga legjislacioni i Republikës së Kosovës.

 

Mbi 80% e personelit akademik është  me kohë të plotë, bazuar në një kontratë pune me shkrim ku paraqiten të drejtat dhe detyrat, përshkrimin e plotë të pozitës dhe kushtet e përgjithshme të punësimit sipas ligjit .

 

Të gjitha lëndët e programit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjise janë të mbuluara nga profesorët me kohë të plotë dhe asistentët e mësimdhënies, të specializuar në lëndët. Stafi akademik ndihet rehat brenda infrastrukturës së institucionit dhe në aspektin administrativ.