QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT
Nutricioni (të ushqyerit) dhe Menaxhimi me Cilësinë e Sigurinë Ushqimore, janë specializime që ofrohen në kuadër të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, e që janë të vetmet e këtij lloji që ofrohen në Kosovë.
Fakulteti Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT njihet ndërkombëtarisht dhe është institucion i shkencës, kërkimit dhe edukimit në fushat e bioteknologjisë, teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit.
Qëllimi kryesor i programit studimor është oferta ndaj kërkesës dhe nevojave të tregut, shoqërisë dhe ekonomisë për përgatitje të fuqisë punëtore me shkathtësi dhe kompetenca adekuate në fushën e shkencave të ushqimit dhe bioteknologjisë. Për të arritur këtë qëllim, programi ka këto objektiva:
- Ofrimi i një mjedisi të përshtatshëm për studim për studentët të cilët dëshirojnë të formojnë profesionin e ardhshëm në profilet e shkancave të ushqimit dhe bioteknologjisë;
- Ofrimi i mundësive fleksibile për studentët për marrje të njohurive dhe zhvillim të shkathtësive të kërkuara nga tregu relevant i punës;
- Ofrimi i mundësive për të rinjtë për zhvillim të profileve profesionale të cilat iu mundësojnë tranzicion të shpejtë në tregun e punës;
- Kombinimi i përspektivave dhe praktikave ndërkombëtare dhe potencialit vendor për zhvillimin e një kuadri profesional të cilët do të plotësojnë fuqinë punëtore e cila aktualisht mungon;
- Të ketë ndikim afatmesëm dhe afatgjatë në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës;
Rezultatet e pritura të mësimit (njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat)
Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, studentët do të jenë në gjendje të:
- Kuptojnë dhe zotërojnë njohuri bazë mbi lëndët e para, gjysëmproduktet, produktet finale, menaxhimin dhe marketingun e ushqimeve dhe lëndët nga fusha e të ushqyerit;
- Jenë të përgatitur për procesin e përpunimit dhe prodhimit bimor dhe shtazor, menaxhimin dhe të ushqyerit;
- Kontrollojnë dhe zbatojnë standardet dhe rregulloret në fuqi;
- Përdorin dhe zotërojnë metodat e analizave të kontrollit të cilësisë së produkteve ushqimore dhe vlerat e tyre ushqese;
- Përcaktojnë afatet për grumbullimin dhe ruajtjen e lëndëve të para për përpunim të mëtutjeshëm industrial;
- Zotërojnë aftësi në procesin teknologjik në gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor, nga pranimi i lëndëve të para deri te produkti final;
- Fitojnë njohuri bazë në aspektin e sigurisë ushqimore në të gjitha e hallkat e zinxhirit ushqimor duke identifikuar dhe eliminuar të gjitha rreziqet biologjike, kimike dhe fizike;
- Përshtaten ndaj kushteve të punës në terren (industri), laboratore, dhe avancim profesional e shkencor;
- Fitojnë njohuri nga shkencat e të ushqyerit dhe të njëjtat do ti aplikojnë në të ushqyerit e kategorive të veçanta të njerëzve (fëmijë, sportistë, shtatëzëna, lehona, si dhe persona me statuse të ndryshme shëndetësore);
- Aftësohen të dallojnë prodhimet organike industriale dhe prodhimet e modifikuara gjenetike;
- Aftësohen për dizajnimin, inovacionet, implementimin e sistemeve, si dhe marketingun e produkteve me cilësi të veçanta senzorike dhe ambalazhe speciale.