Qëllimet dhe Objektivat

Misioni i programit është të edukojë dhe përgatisë profesionistë në menaxhimin e Inxhinierisë së Agrikultures dhe Mjedisit, të cilët do të luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe mbrojtjen e mjedisit. Përmes mësimdhënies inovative, kërkimit me ndikim dhe menaxhimit strategjik të burimeve bujqësore dhe sistemeve mjedisore, të diplomuarit tanë do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen strategjike të Kosovës dhe rajonit më të gjerë. Jemi të përkushtuar për të kultivuar një perspektivë globale dhe zhvillimin e aftësive udhëheqëse thelbësore për adresimin e sfidave globale si siguria ushqimore, qëndrueshmëria mjedisore dhe rezistenca ndaj klimës.

Programi përgatit studentët të bëhen liderë me një vizion global, i cili përputhet me misionin e UBT-së për të zhvilluar liderë të shekullit 21 të gatshëm për të trajtuar sfidat globale në bujqësi dhe mjedis.

  • Prodhimtari Bimore,
  • Menaxhimi i Mjedisit në Bujqësi

Kontributi në Rritjen e PBB-së dhe Krijimin e Punës: Programi i Inxhinierisë së Agrikultures dhe Mjedisit është krijuar për të prodhuar profesionistë të aftë për të nxitur rritjen ekonomike në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit. Lëndë të tilla si Ekonomia Bujqësore, Menaxhimi i Biznesit Bujqësor dhe Politika Mjedisore përgatisin drejtpërdrejt studentët për të angazhuar aktivitete që mbështesin prodhimin bujqësor, zhvillimin e tregjeve dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Duke pajisur studentët me këto aftësi, programi ndihmon në ndërtimin e një fuqie punëtore që kontribuon në rritjen e PBB-së dhe krijimin e vendeve të punës në bujqësi, një sektor kyç për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Rezultatet e të nxënit të programit:

  • Të aplikoni rolin e prodhimit të ushqimit dhe nivelet e funksionit të lëndëve ushqyese, në ruajtjen e shëndetit normal dhe mbështetjes ushqimore në sëmundje gjatë gjithë jetës;
  • Të vlerësoni dhe të kuptoni standardet, ligjet, rregulloret dhe politikat lidhur me Bujqësinë dhe Mjedisin (p.sh. statusin socio-ekonomik, kulturën, psikologjinë, zgjedhjet e problemeve bujqësore dhe mjedisore, kostot) dhe aplikimin e tyre në praktikë;
  • Të mbikëqyrni dhe udhëhiqni programe të orientuara në edukimin e banorëve për kultivimin e bimëve, ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre, si dhe mbrojtjen e mjedisit nga ato;
  • Të përgatisni dhe vlerësoni të dhënat lidhur me gjendjen aktuale të kulturave bujqësore në terren;
  • Të kryeni kërkime në fushën e Bujqësisë dhe Mjedisit dhe të ndani rezultatet në konferenca shkencore dhe në ambiente të tjera;
  • Të demonstroni profesionalizëm dhe sjellje etike në të gjitha fushat e praktikës;
  • Të dini dhe të përcaktoni vlerat ushqyese dhe shëndetësore të produkteve ushqimore të origjinës bimore;
  • Të dini parimet e kultivimit të perimeve në fusha të hapura dhe mjedise të mbrojtura.