Programi i studimeve Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit është projektuar posaçërisht për të lidhur parimet shkencore me aplikimet e tyre praktike dhe komerciale që lidhen me teknologjinë e prodhimit të produkteve bujqësore, dhe mbi të gjitha, ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së prodhimit dhe mjedisit.
Mision themelor do të jetë ofrimi i nivelit të edukimit universitar dhe pasuniversitar, si dhe do të merret me hulumtimet shkencore dhe me punë konsultative që kanë të bëjnë me Shkencat e Agrikulturës dhe Mjedisit.
Në kuadër të orientimit të vet, drejt studimit të burimeve natyrore dhe menaxhimit të qëndrueshëm, fakulteti është njëri ndër drejtimet për të cilin ka nevojë çdo shtet, e që është i vetmi i këtij lloji që ofrohen në Kosovë përmes UBT-së.
Synim i këtij fakulteti është që të ofrojë dije shkencore dhe vlera demokratike, të formojë specialistë dhe shkencëtarë të rinj, të jetë qendër permanente e formimit të vazhduar, si dhe të ofrojë lidership dhe ekspertizë për gjykimin dhe adresimin e problemeve të agrikulturës dhe mjedisit në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë.
IAM-ja e ka vizion interesin afatgjatë të përmbushjes së funksionit dhe misionit, krijimin e perspektivës për gjeneratën e re, modernizimin dhe reformimin e sistemit të shkollimit në Kosovë, integrimet rajonale dhe evropiane në lëmin e agrikulturës dhe mjedisit.
Vizioni kryesor i Fakultetit të Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit qëndron në transmetimin e njohurive dhe të kompetencave tek ekspertët e ardhshëm në këto fusha:
Për të qenë një qendër e përsosmërisë në fushën e trajnimit, hulumtimit, shpërndarjes dhe shërbimeve të konsulencës në Inxhinierinë e Agrikulturës dhe Mjedisit, UBT është e gatshme ta marrë këtë përgjegjësi duke besuar në kapacitet akademike dhe profesionale që posedon.
Objektivat e programit – Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit