Programi i studimit është i hapur për studentët që kanë përfunduar Maturën Kombëtare. Një kandidat do të kualifikohet për pranim nëse ai/ ajo plotëson kërkesat minimale të pranimit të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Dokumentet e nevojshme
- Fletëkërkesa për regjistrim (Aplikacioni) e cila merret në Zyrën për Shërbimin e Studentëve (ZSHS);
- Diploma/Certifikata për kryerjen e shkollës së mesme
- Dëftesat e shkollës së mesme;
- Ekstrakti e lindjes,
- Dy fotografi
- Autobiografia (CV) për studentët që punojnë.