Qendra për Lidership

Misioni i Qendrës për Lidership

Qendra do të ofrojë kornizat më bashkëkohore të lidershipit dhe të soft-skills të ndryshme të zhvilluara në Universitetin e Harvardit dhe universitete të tjera të njohura.

 

Programet dhe Aktivitetet e Qendrës

Qendra do të përmbush këtë mision përmes programeve dhe aktiveteteve të ndryshme:

  • Duke ofruar një platforme për mesimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të lidershipit ku individ nga sektorë të ndryshëm do të kenë mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre për të qenë më efektiv nga pozita të ndryshme në organizatë apo shoqëri. Kjo do të arrihet përmes programeve, lëndëve, workshopeve apo trajnimeve.
  • Ofrojë mentorim dhe konsulencë për sektorë të ndryshëm në Kosovë dhe më gjërë.
  • Organizimin e konferencave të lidershipit me fokus në çështje të veçanta.
  • Krijimin e rrjetit me njerëz nga sektorë të ndryshëm që duan të adresojnë probleme dhe sfida të ndryshme.
  • Ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e aftësive të lidershipit në ngritjen e mirëqenies së organizatave, komuniteteve dhe shoqërisë në përgjithësi.

 

Vlerat

Disa nga vlerat bazë të qendrës do të jenë: gjithpërfshirja, integriteti, kurioziteti, empatia, përkushtimi dhe inovacioni. Keto vlera do të mundësojne krijimin e një ambienti të sigurt, bashkëpunues dhe mbështetës për mësim, eksperimentim dhe zhvillim të aftësive të lidershipit nga të gjithë pa dallim.