Qendra për zhvillim profesional dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës (LLL)- Akademia Ekzekutive

Që nga viti 2017 në kuadër të UBT funksionin Shkolla Përgatitore për Doktoraturë, qëllimi i kësaj shkolle është  zhvillimi i  aftësive të kandidatëve dhe përgatitja e tyre në aspektin shkencor, për aplikim të suksesshëm në studimet e doktoraturës.

Shkolla e Doktoratës i ka shtatë module dhe gjatë tërë kësaj kohe, kandidatët do të marrin njohuri nga ligjërues vendorë e ndërkombëtar, profesionistë të kësaj fushe, teksa pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje t’i vijojnë studimet e doktoraturës në nivel ndërkombëtar.

 Ky kurs ofrohet një herë në vit dhe ofrohet vetëm në gjuhën angleze.

Shkolla e doktoraturës ofron kurse të ndryshme, seminare të veçanta dhe programe trajnimi në mbështetje të veprimtarisë shkencore të stafit të UBT-së, studentëve dhe gjithashtu anëtarëve të institucioneve partnere të UBT-së në mbarë botën.

Një nga qëllimet më të rëndësishme të Shkollës Përgatitore të Doktoraturës është përgatitja e shkencëtarëve të ardhshëm nga Kosova dhe nga vendet e tjera për aplikim efikas dhe të suksesshëm në shkollat e Doktoraturës në universitetet më prestigjioze të vendeve anëtare të BE-së.

 

Për më tepër vizitoni  https://hubs.ubt-uni.net/ubt-phd-preparation-school/