Qendra e Sigurisë Kibernetike dhe Privacisë

Qendra për Siguri Kibernetike dhe Privatësi e UBT-së, e krijuar pas një përvoje dhe bashkëpunimi të gjatë me universitete dhe qendra ndërkombëtare të kësaj fushe, ofron ekspertë dhe ekspertizë profesionale vendore dhe ndërkombëtare në këtë fushë.

 

Inovacioni dhe teknologjia po zhvillohen në një ritëm të shpejtë, andaj sulmet kibernetike janë bërë kërcënim i madh për sigurinë dhe privatësinë në Kosovë dhe mbarë botën, për çka duhet angazhim i përbashkët me institucionet dhe akademinë.

 

Për këtë, kjo qendër ofron një praktikë unike dhe profesionale të mbrojtjes së kompjuterëve, serverëve, pajisjeve mobile, sistemeve elektronike, rrjeteve dhe të dhënave nga sulmet kibernetike.

 

Kjo qendër nuk ka synim që të jetë vetëm qendër e UBT-së, por ajo do të jetë një qendër nacionale, ku ndërlidhen të gjitha palët e interesit.