Që nga viti 2015 në kuadër të UBT është themeluar dhe funksionin Qendra e Ikubimit dhe e ndërmarrjeve të vogla, qëllimi i këtij inkubatori është të ofrojnë burime dhe shërbime për sipërmarrësit, duke përfshirë hapësirën e punës dhe zyrat, ekspertizën teknike, mentorimin e menaxhimit, asistencën në përpilimin e një plani efektiv biznesi, shërbime të përbashkëta administrative, mbështetje teknike, rrjetëzimin e biznesit dhe këshilla për pronësinë intelektuale.
Qendra e Inkubimit dhe e Ndërmarrjeve të Vogla (Start-ups) është tani pjesë e Ekosistemit të Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në UBT, së bashku me UBT Start Up School (Shkollën e Ndërmarrësisë). Të integruara në një platformë të përbashkët, ato ofrojnë edukim, mentorim, inkubim, inovacion dhe mbështetje për zhvillimin e startup-eve dhe ndërmarrësisë, duke mbuluar të gjithë ciklin e zhvillimit sipërmarrës – nga ideja deri te biznesi i qëndrueshëm.
Më shumë informata: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/projekte/ubt-start-up-school/