Fakulteti i Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes i Kolegjit UBT është njësi akademike bashkëkohore që plotëson kërkesat profesionale dhe standardet e Bashkimit Evropian për njohjen e arsimit të lartë në fushën e sportit, aktivitetit fizik dhe shëndetit. Programet studimore janë të ndërtuara mbi bazën e standardeve evropiane të edukimit sportiv dhe ofrojnë një ekuilibër të qëndrueshëm ndërmjet teorisë, praktikës dhe hulumtimit shkencor.
Sporti dhe aktiviteti fizik sot përfaqësojnë një komponent thelbësor të stilit modern të jetesës, me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin, parandalimin e sëmundjeve, socializimin, zhvillimin psiko-social dhe mirëqenien e individit në të gjitha moshat. Për më tepër, sporti është një sektor i rëndësishëm ekonomik në Bashkimin Evropian, duke përfaqësuar rreth 3% të PBB-së dhe mbi 3.5% të punësimit, çka e bën arsimin sportiv një prioritet strategjik për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe rritjen e punësimit.
Studimet në fushën e sportit dhe lëvizjes qenë gjithnjë e më të rëndësishme në kërkimin shkencor bashkëkohor dhe janë pjesë përbërëse e arsimit universitar në vendet e zhvilluara. Programet tradicionale janë transformuar në programe moderne të shkencave sportive të bazuara në kërkim shkencor, duke iu përshtatur dinamikave të tregut të punës dhe nevojave të reja shoqërore.
Fakulteti i Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes në UBT përgatit profesionistë të aftë për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës, në bashkëpunim të ngushtë me institucione shëndetësore, federata sportive, klube dhe organizata të ndryshme profesionale.
Programet dhe Orientimet në Nivelin Bachelor
Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes
Studentët në nivelin Bachelor mund të zgjedhin një nga këto orientime:
- Shëndeti, parandalimi dhe rehabilitimi
- Trajningu sportiv dhe stërvitja
- Menaxhimi në sport dhe zhvillimi socio-ekonomik
Titulli Akademik – Bachelor
Pas përfundimit të studimeve, studentët fitojnë titullin:
Bachelor i Shkencave (BSc) në Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes
Diploma Supplement – Bachelor
Në varësi të orientimit të zgjedhur, në Diploma Supplement shënohet profili përkatës:
- Bachelor i Shkencave në Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes – Në Shëndet, Parandalim dhe Rehabilitim
- Bachelor i Shkencave në Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes – Në Trajningun Sportiv dhe Stërvitje
- Bachelor i Shkencave në Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes –Në Menaxhim në Sport dhe Zhvillim Socio-ekonomik
Programi dhe Orientimet në Nivelin Master
Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik
Programi Master ofron këto drejtime të specializuara:
- Lifestyle Training – Trajningu si mënyrë jetese
- Ages of Life – Jetëgjatësia dhe aktiviteti fizik
- Disease and Disability – Aktiviteti fizik, sëmundjet dhe kategoritë me nevoja të veçanta
- Social Mediation – Ndikimi i sportit në shoqëri
- Research – Hulumtime
Titulli Akademik – Master
Pas përfundimit të studimeve, studentët fitojnë titullin:
Master i Shkencave (MSc) në Shëndet dhe Aktivitet Fizik
Diploma Supplement – Master
Në Diploma Supplement shënohet orjentimi përkatës:
- Master i Shkencave në Shëndet dhe Aktivitet Fizik – Trajningu si menyrë jetese
- Master i Shkencave në Shëndet dhe Aktivitet Fizik – Epokat e Jetesës
- Master i Shkencave në Shëndet dhe Aktivitet Fizik – Sëmundjet dhe Paafrtësitë
- Master i Shkencave në Shëndet dhe Aktivitet Fizik – Ndermjetësimi shoqëror
- Master i Shkencave në Shëndet dhe Aktivitet Fizik – Hulumtime