UBT dhe Universiteti i Zarës thellojnë bashkëpunimin institucional
23/07/2026Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me tre prorektorët e Universitetit të Zarës në Kroaci: Prof. Dr. Anita Pintarić, Prof. Dr. Marko Lukić dhe Prof. Dr. Zvjezdan Penezić.
Gjatë takimit u diskutua zgjerimi dhe thellimi i marrëveshjes ndërmjet dy institucioneve, duke synuar një bashkëpunim më të strukturuar në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, studimeve të doktoratës, kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta hulumtuese.

