Siguria Ushqimore

Siguria Ushqimore në Tregjet Globale

Në kohën kur tregjet globale sa vjen dhe po bëhen edhe më shumë të koklavitura përsa i përket marrëdhënieve mes atyre ofron shërbimet dhe klientëve në raport me sigurinë ushqimore, kjo gjë ka bërë që të përpilohen edhe standartet të cilat i vijnë në ndihmë këtij proçesi. Shkalla e përputhshmërisë me këto standarte merret nën shqyrtim nga personat përgjegjës për të kryer auditimin kohë pas kohe në mënyrë të pavarur. Sidoqoftë pasje e një kuadri kriteresh të përcaktuara qartë shërben jo vetëm për të kryer një vlerësim dhe klasifikim të paanshëm dhe objektiv të një organizate por jep mundësinë që ajo të krahasohet edhe me audit e mëparshëm.

Përcaktimi dhe vënia ne zbatim e standarteve që lidhen me sigurinë ushqimore ndihmon prodhuesit e mallrave me pakicë të kenë garanci dhe siguri për produktet e tyre gjë e cila mundësohet nga kryerja e vazhdueshme e auditëve. Ekzistenca e një kuadri standartesh të përbashkëta të cilat janë të njohura dhe të zbatuara ndërkombëtarisht ndihmon në vlerësimin e nivelit të cilësisë dhe elementëve të cilët janë bërë paararendës të zhvillimit.

Deri më tani prodhuesve të markave tregtare u është kërkuar të vërtetojnë sigruinë e ushqimeve në përputhje me legjislacionin përkatës në fushën e tregtisë. Ndërkohë një numër gjithnjë e në rritje i organizatave dhe kompanive po bëhen pjesë e një rrjeti të përbashkët për të garantuar zbatimin e këtyre standarteve.

Duke qenë një partner serioz dhe i besueshëm “Quality Austria” bën auditimin e të gjitha standarteve kryesore që lidhen me sigurinë e ushqimit të cilat duhet të vihen në zbatim në çdo sektor.