Rreziku dhe Siguria

Menaxhimi i Rrezikut dhe Sigurisë

Menaxhimi i rrezikut dhe sigurisë nënkupton një qasje e cila i paraprin këtij koncepti.

Një parandalim në kohë i rrezikut është thelbësor për ruajtjen e kompanisë dhe shmangur dëmet të cilat mund të vijnë si pasojë e tij. pabarazitë shoqërore në aspektin ekonomik janë thelluar edhe më tepër si rrjedhojë e globalizimit. Mbrojtja e organizatës nga secilido është tepër e rëndësishme për shmangien e aksidenteve me pasoja të rënda. Një prej sfidave kryesore të organizatës është menaxhimi i saj zgjidhja e problemeve dhe paraprirja e kërcënimeve.

Parandalimi i rrezikut është mbrojtja më e mirë për një kompani nga dëmet. Menaxhimi i riskut dhe rrezikut (Menaxhimi i Vazhdimësië së Biznesit MVB) me anë të sistemeve të menaxhimit, ka për qëllim sigurinë paraprake të kompanisë. Qasja ndaj menaxhimit të integruar bëhet në përputhje me standartet ISO 9001, ISO 14001, OHSAS, të cilat e vënë kryesisht theksin tek një sërë metodash operaacionale dhe mekanizmash të cilët përdoren për të zbërthyer njohuritë.

Llojet e Kurseve që ofrohen në këtë drejtim

Kurset në Menaxhimin e Rrezikut dhe Menaxhimin e Vazhdimësisë së Binzesit bazohen në qasjet e menaxhimit të integruar dhe mënyrat për zbatimin praktik të metodologjive. Kursi në lidhje me Menaxhimin e Rrezikut dhe Menaxhimin e Vazhdueshëm të Biznesit është strukturuar në atë mënyrë që të bëj një ndërthurrje mes standarteve dhe rregulloreve. Pra këto janë në qendër të vemendjes. Veç kësaj, do të diskutohen dhe trajtohen mekanizmat të cilat kontribuojnë në pasjen e kujdesit të duhur në përmbushjen e detyrave.

Kurset i kanë për qëllim shtjellimin në mënyrë të hollësishme të metodave dhe mekanizmave dhe mësimin e tyre në praktikë. Kjo qasje i mundëson kandidatëve që këto t’i vendosin në zbatim në kompanitë ku ata janë të punësuar.

Studimi në mënyrë të hollësishme sidomos i metodologjive të cilat ndërlidhen me vlerësimin dhe vënien nën kontroll të rrezikut është tepër e rëndësishme për mirëfunksionimin e kompanisë.

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/