Kosova ka mungesë të programeve Master të akredituara dhe të njohura nga arkitektura për shumë vite me radhë. Ky program synon të ofrojë njohuri të avancuar dhe t’i përgatisë ekspertët e arkitekturës që të identifikojnë dhe analizojnë problemet arkitektonike, në lidhje me dizajnin dhe zhvillimin e arkitekturës dhe përmirësimeve ne kuptim të estetikës dhe eficiencës.
Çështjet kyçe të ndërlidhura me aspektet arkitektonike, urbane, inxhinierike dhe të mirëmbajtjes janë të ndërlidhura me parametrat tjerë të rëndësishëm social, estetik dhe ekologjik.
Studentët që e kompletojnë programin studimor do të jenë në gjendje:
Përmbajtja e kurrikulës merr në konsideratë Direktivën e Këshillit Evropian 85/384/EEC, të datës 10 qershor 1985, për njohje të ndërsjellë të diplomave, certifikatave dhe kualifikimeve tjera në arkitekturë, duke përfshirë masat lehtësuese dhe detyrat efektive për lirinë e ofrimit të shërbimeve.
Programi balancon çështjet teorike dhe praktike të trajnimit në arkitekturë dhe duhet të sigurojë:
a) Aftësinë e dizajnimit duke u bazuar në dy elementet kryesore: kërkesat estetike-funksionale dhe ato teknike;
b) Njohuri adekuate të zhvillimit të arkitekturës dhe ndërlidhjes me artet, teknologjinë dhe shkencat sociale;
c) Njohuritë për arte të bukura, si dhe influencën e tyre në dizajnin arkitektonik
d) Njohuri adekuate nga dizajni dhe planifikimi urban;
e) Njohuri të përshtatshme të projektimit urban, planifikimin e aftësive për t’u përfshirë në procesin e planifikimit;
f) Mirëkuptimin mes marrëdhënieve në mes njerëzve dhe ndërtimeve dhe ndërmjet ndërtimeve dhe mjedisit;
g) Kuptimin e profesionit të arkitekturës dhe rolin e arkitektit në [faktorët socialë] shoqëri;
h) Metodat e hulumtimit dhe projektimit të projektit;
i) Të kuptuarit e projektimit dhe problemeve inxhinierike strukturore që lidhen me projektimin e ndërtimit ;
k) Njohja e problemeve fizike dhe teknologjike;
l) Aftësitë e nevojshme projektuese për të përmbushur kërkesat e përdoruesve brenda kufizimeve të vendosura nga faktorët e kostos dhe rregullave të ndërtimit;
m) Njohuri të industrive , organizatave , rregulloreve dhe procedurave të përfshira në përkthimin e koncepteve të projektimit në ndërtesa dhe integrimin e planeve në planifikimin e përgjithshëm.
Rezultatet e pritshme të programit:
Me kompletimin e programit, studenët do të jenë të aftë që:
Të kuptojnë teknikat dizajnuese dhe planifikuese;
Të kuptojnë aspektin inxhinierik të projektit;
Të kenë njohuri për vlerësimin e aspektit social, ekonomik, hapësinor dhe ambiental përmes procesit dizajnues dhe planifikues;
Aftësi profesionale të komunikimit dhe interpretimit në nivele të ndryshme të audiencës;
Njohuri për të ofruar zgjidhje për konstruksionin, inxhinierinë dhe teknologjinë e ndërtimit në harmoni me zhvillimet e industrisë së ndërtimit.
Kontributin në shkencë dhe hulumtime;
Vlerësimin e vlerave arkitektonike dhe urbane për njësitë hapësinore.