Programi bazohet në ndarje proporcionale, me ç’rast rreth 75% e ngarkesës së studentit në punën e tij të pavarur përfshinë leximin, hulumtimin në drejtime të ndryshme dhe studio.
Ndarja e angazhimit aktiv (ligjëratat, ushtrimet) është rreth 25%. Në varësi të qasjes pedagogjike, disa lëndë kërkojnë më shumë mësim direkt. Në shumicën e lëndëve nga studentët kërkohet që të angazhohen edhe në detyra shtesë. Puna e pavarur, po ashtu, përfshinë edhe angazhimin e studentit në punët ekipore.
Bazuar në ECTS-të nga kurrikula, kurset bazohen në rezultatet e pritshme. Ngarkesa standarde e studentit me ECTS për nje vit akademik është 60 ECTS.
Studentët duhet të kenë të kompletuar së paku 75% të ngarkesës për t’u regjistruar në vitin e ardhshëm akademik.
Bazuar në rregulloret e UBT-së, 1 ECTS ka 30 orë ngarkesë. .Ngarkesa përfshinë orët kontaktuese, mësimin e pavarur, studion, provimet, internshipin, si dhe vizitat studimore. Puna praktike është e integruar në kuadër të kurseve respektive.
Studentët duhet të shfrytëzojnë mundësinë që kornizën teorike ta ndërlidhin me implementimin në praktikë, qoftv në kompani tjera për projektim dhe mbikëqyrje, qoftë si angazhim në studio apo punë laboratorike.
Si informatë shtesë, institucioni ynë ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë institucione apo kompani.