Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Gjatë viteve të fundit industria e ndërtimit është bërë një nga sektorët më të rëndësishëm që kontribuon në rritjen ekonomike të Kosovës.

Sektori i ndërtimit në Kosovë deri më tani ka shfrytëzuar disa qindra miliona euro, që janë përdorur kryesisht për ndërtimin e shtëpive të reja, ose për rehabilitimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore.

Industria e ndërtimit mbetet një sektor me potencial ekonomik shumë premtues për Kosovën. Llogaritur përafërsisht, në mënyrë që të përmbushë kërkesat ekzistuese të tregut, në vitet e ardhshme Kosovës do t’i duhen 50.000 apartamente të reja, duke përfshirë infrastrukturën përkatëse, siç janë rrugët, kopshtet, shkollat, objektet e kohës së lirë, etj. Përveç kësaj, si rezultat i një zhvillimi ekonomik të përshpejtuar, Kosova po përballet me një kërkesë në rritje për objektet komerciale, të tilla si objektet e prodhimit, hapësirat për zyre dhe hotele. Përveç kësaj, Kosova, në dekadën e ardhshme do të përballet me një numër të sfidave dhe kërkesave në lidhje me planifikimin urban, planifikimin urban rajonal dhe nevojën për të siguruar zgjidhje të zbatueshme për popullsinë e saj që është në rritje. Përmirësimi i projektimit dhe efikasitetit të ndërtimit dhe inxhinierisë civile do të jetë sfida që do t’i duhet dhe shërbejë arkitektëve të ardhshëm.

 

Nisma e programit është mbështetur nga reagimet dhe inputet nga dokumentet dhe palët e mëposhtme:

 

a) Strategjia Kombëtare e Arsimit dhe praktikat më të mira të BE-së – Programi u zhvillua në kontekstin e udhëzimeve dhe drejtimeve strategjike, të strategjisë kombëtare të arsimit, strategjisë kombëtare të kërkimit dhe strategjisë së zhvillimit ekonomik kombëtar. Përpiluesit e programit janë mbështetur edhe mbi dispozitat dhe rekomandimet e direktivave të KE-së mbi standardet minimale të studimit dhe profesionit;

(b) Përpiluesit e Programit kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitete dhe ngjarje të organizuara nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, në Projektin e USAID-it për Zhvillimin e Sektorit Privat dhe referencat e Bankës Botërore në tendencat e ardhshme të industrisë kombëtare;

(c) Përpiluesit e programit kanë marrë inpute nga partnerët ndërkombëtarë të UBT-së, si pjesë e Projektit Tempus, si dhe universitetet e tjera partnere në Austri, Irlandë dhe Estoni;

(d) Përpiluesit e Programit kanë marrë pikëpamjet dhe rekomandimet e paraqitura nga Analiza Vjetore e Stafit dhe Analiza Vjetore Studentore nga programi i saj ekzistues në nivelin Bachelor të Arkitekturës. Pra, paraqitet kërkesë dhe nevojë e madhe për një program pasues të edukimit që ofron mundësinë për të avancuar dhe të përqendruar studimet për arkitekturë dhe planifikim hapësinor.