Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Programi i studimit është i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huajt pa dallim, ata që kanë përfunduar studimet bachelor në shkencat sociale dhe natyrore, ekuivalente me 180 kredite ECTS. Ata që plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligjin e arsimit të lartë të Kosovës, ata që kanë treguar sukses të lartë në studimet bachelor dhe kanë arritur notën mesatare 7.5/10 dhe kanë përvojë praktike, janë objektivi i studimeve tona në nivelin master. Programi është gjithashtu i hapur për transferimet e kandidatëve nga universitete të tjera vendase ose të huaja për sa kohë që ata janë të licencuar dhe akredituar nga institucionet përkatëse.

 

Rekrutimi i kandidatëve bëhet sipas procedurave të pranuara zyrtarisht në nivel institucioni dhe në përputhje me dispozitat e Statutit dhe Ligjit për Arsimin e Lartë.

Kandidatët e interesuar plotësojnë aplikimin për regjistrim duke i bashkangjitur dokumentet e nevojshme dhe dorëzuar në Zyrën e Shërbimit Studentor. Dokumentet e nevojshme gjatë aplikimit janë:

  • Formulari i Aplikimit (Aplikacioni) të merret nga Zyrtari i Shërbimit Studentor (ZSHS) ose aplikimi online;
  • Diplomë fakulteti (diplomë bachelor);
  • Ekstrakti i lindjes,
  • CV për Kandidatët që Punojnë.

 

Kandidati mund të aplikojë edhe me email: [email protected].

Aplikimet shqyrtohen rast pas rasti brenda kornizës kohore të caktuar për të gjithë studentët për të rritur drejtësinë e procedurës së pranimit dhe për të mundësuar identifikimin e nevojave të veçanta të studentëve të ardhshëm.

 

Rregullore për regjistrimin e studenteve